Një ditë pas tritolit/ Banesa e Xhisiela Malokut ruhet nga forcat e FNSH-së, 16 persona në polici (VIDEO)
Një ditë pas vendosjes së tritolit në oborrin e shtëpisë së Xhisiela Malokut, banesa e saj ruhet nga forcat e FNSH-së.
KRUJË- Ditën e djeshme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, në oborrin e përbashkët të shtëpisë së Besim dhe Ramazan Muçës, ky i fundit gjyshi nga ana e mamasë së Xhisiela Malokut, në shtëpinë e të cilit ajo jeton bashkë me nënën dhe motrën u vendos një sasi e vogël tritoli.
Një ditë pas shpërthimit, FNSH-të kanë marrë në mbrojtje Xhisielën. Përveç ruajtjes së banesës, forcat policore kanë shoqëruar në komisariat 16 persona, të cilët kanë probleme me drejtësinë.
FNSH te shtëpia e Xhisielës
Dje, në një prononcim për kamerat, pak pas ngjarjes pa zbritur nga makina e saj tip "Peugeot", Xhisiela bëri përgjegjëse Partinë Demokratike për tritolin që iu hodh në oborrin e shtëpisë, duke i çuar edhe një mesazh personal për Sali Berishën. Ajo i kërkon ish-kryeministrit ta lërë rehat atë dhe familjen e saj pasi sipas saj askush nga PD nuk iu gjend pranë.
Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Çfarë do më ndodhë mua dhe familjes time në vazhdim, Partia Demokratike do mbajë pëgjegjësi të plotë. Kam dhe diçka në lidhje me Sali Berishën, personalisht. I kërkoj që ai dhe partia e tij të më lërë rehat mua dhe familjen time sepse ato kaë hallin e tyre jo hallin tim.
Xhisiela Maloku
Rasti i vajzës nga Fushë Kruja, Xhisiela Maloku, ka trazuar politikën shqiptare dhe mediat kohët e fundit, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Vetë Xhisiela ka mohuar përdhunimin, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se ajo është dhunuar nga Rexhep Rraja. Pak ditë më parë Rexhep Rraja u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e përndjekjes. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Krujë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 10 të arrestuar, nën hetim një 17 vjeçar
9 Dhjetor, 12:49
-
FOTOLAJM/ Bora zbardh edhe Parkun Kombëtar të Qafshtamës
1 Dhjetor, 11:58
-
Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’
26 Nëntor, 17:31
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)
16 Nëntor, 07:23
-
Tonin Vocaj ikën nga posti i drejtorit të policisë së Tiranës, letër falenderimi efektivëve: Stabilizuam sigurinë në Krujë! Kultivimi i kanabisit gati inegzistent në Tiranë
14 Nëntor, 14:29
-
‘Situatë dramatike’: Paligjshmëritë në sektorin minerar lënë pas një masakër mjedisore
14 Nëntor, 08:23