Në Tajvan, Viti i Ri kinez festohet me një rit më thjeshtuar duke u lutur tek disa balona që më pas lëshohen në qiell. Për Kurdët, Viti i Ri festohet në muajin mars dhe me ritin e kapërcimit të zjarrit. Ata besojnë se ky ritual u jepe më shumë forcë dhe largojnë keqen.
Viti i Ri tibetian është mes muajit janar dhe mars. Data e vitit përcaktohet sipas një kalendari që bëjnë murgjit. Në këtë ditë, murgjit maskohen për të larguar shpirtrat e këqij.
Në Etiopi, viti i ri festohet sipas kalendarit kopt përgjatë muajit shator.
Në pjesën më të madhe të Perusë, Viti i Ri festohet më 24 qershor, sipas kalendarit të inkasve. Duke ruajtur ritualet tradicionale njerëzit i bëjnë dhurata perëndisë së diellit. Viti i Ri në Tajlandë festohet në muajin prill. manifestimet më të mëdha bëhen në Bangkok, ku festohet duke u spërkatur me ujë nga elefantët.
Nepal Ri nepalez që është në mes të prillit, festohet duke bërë një pircing në gjuhë. Kjo konsiderohet si një sakrificë njerëzore për zotin e tyre, Shiva.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO









