Hygerta Sako është një nga gazetaret më të vjetra të sportit. Ajo është e divorcuar dhe është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ana. Pavarsisht këtij fakti në një intervistë për “Tema tv”, Hygerta tha se ka dëshirë të jetë edhe një fëmijë të dytë.

“Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe. Por te martesa e dytë nuk është se besoj…Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme…ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë,”- rrëfeu Sako.

Më tej gazetarja sqaroi edhe debatin në distancë që pati me kolegen e saj Ilda Bejlerin, kur kjo e fundit u shpreh se gazetaret si Hygerta dhe koleget e tjera nuk i sheh si modele.

“Nuk ia kam dhënë shumë mundësinë medias rozë të bëjë lajme për mua sepse e para bëj një jetë shumë të thjeshtë, nuk e kërkoj lajmin, skupin siç një pjesë e kolegeve të mia e bëjnë. Me Ildën ndodhi që përmendi emrin tim e të koleges sime…unë kam përshtypjen që ka zgjedhur fjalët e gabuara e nuk ka dashur të thotë që ne nuk vlejmë si gazetare dhe nuk i shooh si modele. Reagimi im erdhi sepse ma kërkuan kolegët e gazetëzës. Unë u mundova të reagoja në një mënyrë sa më të qetë,”- përfudnoi Hygerta.