PROFIL/Një foto nga Merlin! Nga shkrepjet me aparat të vjetër me film tek ripropozimi i “Darkës së fundit” për virtytet e zbehura, artistja: Kërkoj të nxis reflektim!

Sapo ka përfunduar edhe një ditë leksioni për Merlin Kaziajn. Është studente në degën e re të Fotografisë pranë “Arteve”. Me shpirtin e një artisteje, shkrepja për të s’duhet të vijë si një kërkesë, por ngacmim i brendshëm... E megjithatë me aparatin e saj lumix nuk na i kursen disa fotot të çastit. Ndonëse fotografinë e ushtron si profesion prej 5 vjetësh, pasioni lind që në vegjëli...

“Bëja fotografi nga evente familjare, motrës, nënës, gjyshit dhe besoj se këtu ka qenë fillimi, por jo kuptueshmëria se unë mund të jem fotografe”, shprehet fotografja Merlin Kaziaj.

Aparati me film dhe shfaqja e imazheve pas larjes së fotove vijnë në kujtesën e saj si të parat hapa drejt fotografisë...

“Kam pasur një aparat me film që shkonim i lanim. Kujtoj se ka qenë një dyqan që vazhdon të jetë edhe sot tek Rruga e Elbasanit ku shkonim bashkë me motrën. Kemi qenë të dyja shumë të apasionuara pas fotografisë por njëkohësisht ishim dhe shumë të kujdesshme, numëronim shkrepjet që të mos harxhonim filmin. Dhe këtu ka qenë pikënisja”, tregon më tej.

Në zanat ka hyrë përmes mësimeve autodidakte, por siç tregon Universiteti po e ndihmon. 

“Absolutisht! Ka ndikuar në rritjen time përbrenda dhe po ashtu reflektohet në punën që bëj”, shton ajo.

Fotografitë konceptuale dhe portretet janë ‘kali i saj i betejës’... Por për Merlin është thelbësore, që fotografia e saj jo thjesht të shihet por të lexohet... “Darka e fundit”, si rirpopozim i saj,  ekspozuar rishtazi në galerinë “Fab”, arriti të tërheqë vëmendje.

“Kam dëshirë që punimet e mia të të bëjnë që të ndalosh dhe të reflektosh . “Darka e fundit” është një ndër to. Padyshim që frymëzimi është nga Leonardo Da Vinci, dishepujt, Krishti, dhe çdo lloj simbolike që ato kanë”, thotë Kaziaj.

Ka ftuar për realizimin e saj të afërm, miq e studentë të artit skenik. Ndërsa imazhi i Krishtit është femëror.

““Jezusi” në fotografi është mikesha ime e ngushtë. Më ka ardhur vetiu si imazh për shkak të ngjashmërisë që ka me Krishtin, s’ka qenë e qëllimshme edhe pse Krishti i ditëve të sotme, po mund të jetë femër!”, shprehet më tej.

Merlin ka marrë pjesë në disa konkurse e ëorkshope  brenda e jashtë vendit, si “All Eyes on humans rights’, “Fokus”, Festivali i Fotografisë në Tiranë... Të ardhmen e shikon padyshim të lidhur me fotografinë, por krahas aparatit Mendon të eksplorojë dhe mjete të tjera.

“Mendoj se do jem në fotografi, por jo vetëm! Si artiste multidimensionale, do të përdor çfarëdolloj mjeti për konceptin që dua të transmetoj, gjithmonë me dëshirën që të ngacmojë një reflektim në vetëdije!”, shprehet më tej.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirlinda Nuro: 12/06/2023 22:59

    Jam shume e lumtur per ty dhe arritjet e tua Merli! Ke marre bekimin qiellor te te dy prinderve! Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja