Kreshnik Spahiu: Një garë tragji-komike për President Republike!

Kreshnik Spahiu: Një garë tragji-komike për President Republike!

Presidenca

Një garë komike, për President Republike!

Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa çdo shqiptar po mendon të kandidojë për President Republike.

Deri më tani janë vetë-shpallur 200-300 persona, por duke pasur parasysh se jemi 2 muaj larg garës, ky numër pritet të shkojë me mijëra.

Disa lexues mund të thonë që edhe Rama qeveris keq. Dakord jam me ata që Rama qeveris shumë keq, por ama stekën e profilit kryeministror nuk e ka ulur në nivelin që çdo delirant apo i papunë në Shqipëri të kandidojë për kryeministër.

Në garën e Presidentit po vrapojnë gjithë të çmendurit e ngjashëm me Ilir Metën, gjithë mediokrit që s’dinë të bëjnë asgjë në jetë, të gjithë ata që njësoj si Ilir Meta nuk kanë profesion tjetër dhe vetëm një karrige shtetërore ju zgjidh problemet, të gjithë delirantët që mendojnë se Zoti i ka dërguar të drejtojnë Shqipërinë.

Fatkeqësisht, në këtë lojë komike janë përfshirë 80% e grave që janë mbi 40-vjeç në politikë. Të gjitha nën parrullën: “Koha që shtetin shqiptar ta drejtojë një grua”

Amerika ende s’ka pasur një grua presidente, madje dhe Hillari Klintonin e refuzoi me votë popullore, por këto gratë tona shqiptare e dinë veten më të emancipuara se femrat amerikane.

Gallatë e madhe në media. Nuk hapim dot rrjetet sociale se janë mbushur me fotot e kandidatëve për president.

Në fakt nuk është për të qeshur, por për të qarë.

Çdo kush mendon se plotëson kriteret për President të Shqipërisë, sepse në fakt, ligji dhe praktika e kaluar nuk kanë asnjë kriter apo standard.

Vrapojnë mileti të garojnë për President më lehtë se të aplikojnë për një vend të zakonshëm pune.

Të gjithë janë të bindur se mund ta bëjnë shumë më mirë se Ilir Meta.

Unë parashikoj që në ditët e tjera në vijim, kandidatet do të shkulin flokët e njëra-tjetrës nga xhelozia.

Çmenduria shqiptare po kalon çdo kufi, aq sa në media po vetë-shpallen edhe kandidatura nga Kosova apo Diaspora, të cilat nuk kanë durimin të lexojnë as Kushtetutën, e cila nuk lejon kandidimin e personave që nuk kanë jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri.

Koha të shohim Teatrin e radhës, aktrimin dhe zhgënjimin e mijëra kandidatëve, të cilët po ëndërrojnë një vend pune i shpallur bosh.

Disa duan thjesht të promovohen dhe të fryhen në lagjen e tyre se janë kandidatë për kryetar shteti.

Kjo çmenduri nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, deri ditën kur Presidenti i tyre, prej dy vitesh nuk ftohej nga asnjë homolog në Europë apo botë, por çdo ditë e kalonte me qentë dhe macet në plazhin e Gjirit Lalzit.

Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa sot jemi të detyruar të shohim këtë garë komike për President Republike, ku çdo shqiptar po mendon të kandidojë si kryetar shteti.

Thjesht jemi komb unik.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 16/04/2022 19:55

    Po pse te mos japin njerzit emra per president ne median sociale/ Cfare te keqe ka?Pastaj keta qe shohim ne media me ndonje perjashtim nuk jane te vetshpallur, por te propozuar nga te tjere ne median sociale.Njerzit e kane pare se cfare presidentesh te keqinje ka nxjerre politika( me perjashtim te Alfred Moisiut) prandaj japin emra. Si te mos propozojne emra njerzit ne media sociale kur presidenti qe kemi eshte nje hajdute e skizofren. Kush nga ata qe permendet ne media sociale eshte me i keq se Meta.

    Përgjigju
  • Pelioni: 16/04/2022 19:42

    Kur u bë president Like floriri,pse mos bëhet dhe zogu i Tiranës,asgjë nuk i mungon ka hy një çikë në burg për ca gjëra të vockla,po punë e madhe,Likja meriton të burgoset përjetsisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen