Një gropë gjigante, me gjerësi 91 metra dhe e thellë 18 metra u hap papritur në Meksikë, duke shkaktuar frikë e panik te banorët. Ngjarja u regjistrua në një fushë në Santa Maria Zacatepec, shteti Puebla.

Autoritetet meksikane thonë se gropa u shkaktua ndryshimet në përmbajtjen e ujit tokës, ndërsa sipas aktivistëve fenomeni ishte rezultat i përdorimit të tepërt të ujëmbajtësve në rajon.

Gropa, e mbushur me ujë, u hap të shtunën dhe ishte e gjerë 30 metra, ndërsa tashmë ka shkuar në 91 metra. Copa toke vijojnë të bien, ndërsa guvernatori i shtetit Puebla tha se kjo gjë do të ndodhë "deri kur natyra ta vendosë dhe ujë të ndalojë së ushtruari presion". Njerëzit në zonë janë evakuuar.