Një grua në karrierë! Flasin gazetaret
“Jemi shoqëri mesjetare dhe seksiste”

Një grua në karrierë! Flasin gazetaret<br />“Jemi shoqëri mesjetare dhe seksiste”
TIRANE – Edhe pse promovimi i grave profesioniste mbetet ende një sfidë e shoqerisë shqiptare, në media ndodh krejt e kundërta. Vështirësitë e një gruaje në karrierë e shpesh edhe paragjykimet ndaj këtij profesioni, nuk janë bërë pengesë për gratë që të ardhmen e tyre e kanë parë si pjesë e medias. Sipas një studimi të Departamentit të Gazetarisë në Universitetit e Tiranës me titull “Gazetaria në tranzicion” pesëdhjet e dy përqind e gazetarisë në vendin tonë dominohet nga grate, ndërsa pjesa tjetër janë meshkuj. Studimi është realizuar nga Dr.Jonila Godole. 
 
Por sa e vështirë është të jesh grua gazetare? Beteja e tyre është me terrenin, paragjykimet apo konkurrencën e pandershme me burrat, qe sipas studimit, ende paguhen më shumë se gratë?
 
Për gazetaret Erjona Rusi e Alma Sulaj, vështirësia e këtij profesioni qëndron te sakrificat që duhet të bësh në raport me familjen, kohën që duhet ta ndash midis detyrimeve në shtëpi dhe atyre në terren, që të kërkon angazhim në çdo orë.
 
Kur  i pyet nëse janë ndjerë të paragjykuara në shoqëri për punën që bëjnë, ato mohojnë me një notë fortësie, krenarie tipike prej gazetaresh që i kanë  mbijetuar terrenit të ashpër shqiptar.
 
Sipas tyre, është për të ardhur keq që për nga mentaliteti, jemi një shoqëri me mëndësi mesjetare dhe kulturë patriarkale.
 
Për  Sulajn, duhet një energji shumë e madhe për të nxjerrë nga stanjacioni ku ka ngecur, tranzicionin tonë shoqëror.
 
Erjona Rusi shpreh bindjen se për aq kohë sa jemi shoqëri seksiste e patriarkale, figura e mashkullit do të dominojë ngado, në gazetari, në politikë, në administratë.
 
Ju vini nga një eksperiencë e gjatë, prej vitesh në gazetari. Sa e vështirë është për një grua të bëjë gazetari? A ka paragjykime?
 
ALMA SULAJ: Meshkujt në Shqipëri kanë marrë një pozicion shumë të fortë, nisur nga politika, nisur nga vështirësitë që paraqiten në Shqipëri. Ndaj, le të themi që femrat në Shqipëri janë të paragjykuara. Unë do të përmendja rastin e disa javëve më parë kur pati një debat midis Ministrit të Shëndetësisë dhe një deputeteje. Fjalori i përdorur aty ka qenë jashtë çdo etike politike, ligjore, etj, dhe në momentet kulmore kur femra ballafaqohet me një debat kaq të ashpër do të thotë që ajo vërtet në Shqipëri është shumë e paragjykuar.
 
Paragjykimi në Shqipëri është edhe mentalitet i trashëguar por edhe në realitetin e sotëm pozitat e fëmrës nuk janë akoma të qarta. Për mua, mund ta konturoja mjedisin tonë si mesjetar.

alma sulaj

Është shumë i fortë si konstatim, por sa herë që unë ballafaqohem me situata të forta, qoftë edhe në raport me meshkujt, unë them që është një mjedis mesjetar, por në një sfond që ka ndërtesa shumë të bukura, dyqane shumë të bukura. Tirana dhe shumë qytete të tjera kanë shkëlqime të jashtëzakonshme, që një emigrant që vjen nga jashtë e bëjnë të thotë: “Uaaau këtë lokal, këtë stacion televiziv vështirë ta gjesh jashtë!”
 
Ka shkëlqimet e veta, por  te  pjesa dërrmuese, qoftë e mentalitetit, qoftë e mënyrës se si vepron dhe koncepton gjërat shoqëria shqiptare, çfarë vlerash kërkon të kultivojë dhe trashëgojë, mua më duket se shoqëria shqiptare  është mesjetare.
 
ERJONA RUSI: Kam përshtypjen që vështirësia, edhe pse ka mjaftueshëm gra që vendosin të bëhen gazetare, është se ky profesion të kërkon një angazhim shumë të madh, që ndonjëherë shfaqet në 2 të natës, pasi ngjarjet nuk ndodhin vetëm paradite, nuk ka orar zyrtar 8 me 4, por të kërkon të jesh gati në çdo moment. Të kërkon të shkosh ndoshta në fshatin më të largët të Shqipërisë, ndoshta të shkosh në Palestinë apo Ukrainë siç kam qënë unë.
 
erjona rusi

Të gjitha këto lidhen me faktin që gratë janë të predispozuara të kujdesen më shumë për familjen. Burrat, në këtë këndvështrim e kanë më të lehtë, për shkak të mënyrës se si funksionon shoqëria shqiptare dhe për shkak të konceptit që kanë gratë për jetën e tyre. Ky është mentaliteti në Shqipëri, që burri është ai që punon dhe gruaja duhet të rrijë në shtëpi.
 
Padyshim që ky është perceptim i gabuar. Ne kemi gra që janë shumë të zonjat në fusha të ndryshme, në shumë drejtime të jetës. Problemi qëndron se media është vetëm një aspekt i shoqërisë shqiptare dhe është një reflektim i mënyrës se si është ngritur kjo shoqëri. Reflekton pikërisht faktin që jemi një shoqëri patriarkale, shoqëri seksiste. Prandaj ne shohim në talk shoe më shumë burra, më shumë djem. Jo se nuk ka vajza të afta për të folur aq mirrë sa ata. Ky dominim është pasojë e mentalitetit që ne kemi.
 
E paragjykuar jo, nuk ndihem! Por është vështirë  sepse ekziston dilema e përditshme nëse duhet të vazhdosh t’i dedikohesh profesionit apo familjes.
 

erjona rusi

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit