Një guidë e frikshme, ja çfarë 
  e pret botën gjatë vitit 2016

Një guidë e frikshme, ja çfarë <br />  e pret botën gjatë vitit 2016
Agjencia e lajmeve Bloomberg ka dhënë një pasqyrë të frikshme të asaj që mund të na presë gjatë vitit 2016-të. Në 'një guidë pesimiste të vitit 2016-të' Bloomberg ka listuar parashikimet e diplomatëve, strategëve gjeo-politikë, konsulentëve të sigurisë apo ekonomistëve, të cilët bazuar në ngjarjet e aktualitetit kanë identifikuar skenaret më të këqija të mundshme.

Sipas tyre, do të rriten në mënyrë drastike çmimet e naftës në treg (deri në 100 dollarë një fuçi), pasi Shteti Islamik do të shkatërrojë puset e naftës në Lindjen e Mesme. Angela Merkel do të detyrohet të japë dorëheqjen, duke e lënë në kaos Bashkimin Europian.

Vlera e dollarit do të bjerë ndjeshëm pasi hakerat rusë dhe iranianë do të organizojnë sulme kibernetike ndaj bankave amerikane, ndërsa Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian.

Ekonomia në Kinë do të bjerë ndjeshëm dhe në fund për të përmbyllur, si 'më e keqja e të këqijave', Donald Trump zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
apokalips
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)