Atentat për herë të tretë djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës’, në kërkim i biri i ‘të fortit’ të Pogradecit së bashkë me mikun e tij! Historiku i konfliktit disavjeçar

POGRADEC- Rikthehet ‘lufta’ e ‘Volorekës’! Johan Muçllari ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Johan Muçllari është djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës, ku ka një histori konflikti disa vjeçar me grupin e të fortit të Pogradecit, Ilir Berberi. Ky është atentati i tretë ndaj Johan Muçllarit.

Në orën 16:00 të pasdites, 22-vjeçari Johan Muçllari ka shkuar vetë në spitalin e qytetit i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Për shkak të plagëve që ka marrë, 22-vjeçari, është dërguar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës.

Raportohet se fillimisht autorët e kanë ngacmuar 22-vjeçarin, i cili iu është kundërpërgjigjur me grushte. Më pas dy atentatorët kanë qëlluar me armë drejt Johan Muçllari, si edhe e kanë plagosur me thikë në kokë. Pas ngjarjes, dyshohet se Firdeus Berberi dhe Greisi Maxharin janë larguar me një golf ngjyrë blu. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu për ngjarjen pas mbërritjes së Muçllarit në spital.

Në dëshminë para efektivëve të policisë, Muçllari ka deklaruar se e kanë qëlluar dy persona. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi, djali i të ‘fortit’ të Pogradecit Ilir Berberi, si edhe shokun e tij Greisi Maxhari. Policia thotë në njoftimin zyrtar se drejt Muçllarit u qëllua me pistoletë, gjatë një konflikti çasti. Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.

Historiku i konfliktit disa vjeçar mes familjes Muçllari-Berberi
Në vitin 2018, Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, që mendohet se është edhe zanafilla e këtij konflikti. Më pas në 1 gusht 2019, atij i është djegur një makinë. Në bazë të kamerave të sigursë, Johan Muçllari dhe babai i tij, Jetmiri kanë identifikuar se autor ka qenë Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia. Për këtë kanë bërë denoncimin në Polici. Në momentin që është mbajtur seanca gjyqësore, Jetmir Muçllari është thirrur 10 shkurt 2020 për të dëshmuar, por atij i është bërë bllokatë në gjykatë nga 30 veta, mes tyre Ilir Berberi. Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit (sot i shpallur në kërkim), Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bërë bllokadë në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi. Në pamjet e sjella më herët nga Shqiptarja.com, një person dallohet qartë që i del përpara Jetmir Muçllarit, duke i folur disa fjalë, që sipas biznesmenit Muçllari i ka pohuar “…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”. Pas shumë peripecive dëshmitari Jetmir Muçllari, ka mundur të hyjë në sallën e gjyqit, por nuk ka dëshmuar për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar dhe nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e "arrestit në burg" për Xhuljano Topuzin dhe "arrest shtëpie" për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Kjo ngjarje nuk mbeti këtu.

Pasi kaluan 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ky grup u rikthyer duke i bërë 2 atentate brenda 1 javë, në 1 gusht 2020 dhe një tjetër në 8 gusht 2020. Në 1 gusht u qëllua me breshëri arme ndaj hotelit, por kjo ngjarje nuk u denoncua për shkak të kërcënimeve që mori Muçllari, dhe tjetra në 8 gusht ku u sulmua me gati 100 plumba makinat e parkuara në hotel, si edhe dhomës që po qëndronte Johan Muçllari. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
Del foto, ja kush është autori i atentatit ndaj Johan Muçllarit

1650913564_1650913526Sequence0300142307Still018.jpg

Ky është 21-vjeçari, Firdeus Berberi, djali i të ‘fortit’ të Pogradecit Ilir Berberi, që mori pjesë në atentatin ndaj Johan Muçllarit.  

Ora 19:07
U plagos me armë zjarri dhe thikë, Johan Muçllari niset për mjekim drejt Tiranës

1650898601_27382076613476540456484237967675322213267157n.jpg

Niset drejt Tiranës 22 vjecari Joan Muçllari, që mbeti i plagosur mbasditen e sotme në Pogradec. Sipas informacioneve Joan Mucllari përveç plagosjes në këmbë ka marrë edhe një plagë tjetër që dyshohet me armë të ftohtë.

Ora 17:12
Sulmi ndaj hotel Volorekës, Report TV sjell videon e sulmit të 8 gushtit 2020! Mbi 100 plumba ndaj makinave të parkuara

1650899636_1596879776voloreka.png

Report Tv sjell videon e sulmit të 8 gushtit 2020 në Hotel Voloreka në Tushemish, ku një nga të arrestuarit ka zbrazur mbi 100 plumba ndaj makinave të parkuara dhe ndaj hotelit. Sulmi ka ndodhur për më shumë se 1 minutë, ku autori, i maskuar, pasi ka qëlluar në drejtim të hotelit, me qetësi i është drejtuar makinave të parkuara. I pashqetësuar, autori ka ecur i qetë përmes parkimit dhe më pas ka hapur zjarr me kallashnikov duke i dëmtuar makinat me radhë. Më pas është larguar duke dalë me vrap nga hoteli në pronësi të Jetmir Muçllarit.

Lidhur me këtë ngjarje në pranga përfundoi Ilir Berberi, i njohur dhe si "Liri i Rushkës", i cili është dhe organizatori i sulmit me armë ndaj pronarit të këtij hoteli, Jetmir Muçllari. Ilir Berberi u arrestua në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar në pyllin Vërdovë të Pogradecit. 52-vjeçari akuzohet si organizatori i sulmit me armë në Hotel Vloreka dhe është një  person me precedent të theksuar kriminal.

Kush është Ilir Berberi, babai Firdeus Berberit të shpallur sot në kërkim
Ilir Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si 'Liri i Rrushkës', ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Agron Gjyrezi. Ndaj Berberit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kanosja për të mos kallëzuar", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Prishja e qetësisë publike" kryer në bashkëpunim".

 

Ora 17:04
Rikthehet ‘lufta’ e Volorekës...historia e konfliktit të djalit pronarit të hotelit në Pogradec me grupin e ‘Lirit të Rrushkës’ që i bënë 3 atentate

Ilir Berberi

Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari, babai i Johan Muçllari, në dëshminë që ka dhënë më herët pas atentateve të dështuara disa vite më parë, ka treguar edhe se si ka nisur konflikti mes djalit të tij dhe grupit të Berberit, i konsideruar si i “forti” i Pogradecit dhe në qytet thirret “Liri i Rushkës”, për shkak se nëna e tij, quhet Ruzhdie.

“Rreth 4 vjet me parë djali im, ka patur një konflikt me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin dhe djalit tim, i hodhën sprajt në fytyrë. Për këtë gjë është bërë denoncim në polici…”. Ndërsa pikërisht më datë 1 gusht 2019, Johanit është djegur një makinë. Për këtë ngjarje nga kamerat filmike ka dalë që dy persona kanë shkuar t’i djegin makinën dhe njëri prej tyre që kishte fytyrën e zbuluar është identifikuar si Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia. Mariglen Topuzi është lidhje shoqërore e Meardi Berberi ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro…”

Me gjithë hetimet që janë bërë nuk është bërë dot i mundur identifikimi të personit të dytë, për ngjarjen e djegies së makinës. Ndërsa Mariglen Topuzi, sipas policisë është dënuar dhe ka dalë nga burgu rreth 2 muaj më parë. Në kohën që zhvillohej gjyqi ndaj Mariglen Topuzit në Pogradec, thuhet se Jetmir Muçllari, është thirrur nga gjykata në cilësinë e dëshmitarit për t’u paraqitur në 10 shkurt 2020 dhe në kohën që ka shkuar para gjykatës së bashku me djalin e hallës, Ymer Minga, i kanë dalë rreth 30 persona të cilët dolën qëllimisht për të mos e lënë që të futej në gjyq për të dëshmuar për personin e tyre, Mariglen Topuzi.

Disa nga personat që ka njohur dhe që më pas i ka denoncuar në polici për këtë ngjarje janë Ilir Berberi, Meardi Berberi dhe një grup rreth 30 të tjerë në mbështetje të tyre. Për këtë rast ka bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë Korçë. Pronari i hotel “Voloreka”, Jetmiri ndër të tjera ka sqaruar se edhe në dy raste ku persona të maskuar kanë ardhur për të qëlluar me datë 1 gusht 2020 dhe më datë 8 gusht 2020 që arritën të qëllonin drejt hotelit “Voloreka”, janë persona të porositur nga Meardi Berberi dhe Ilir Berberi, pasi nuk ka konflikte me asnjë person tjetër.

Jetmiri, ka dyshuar se në këtë ngjarje ka marrë pjesë Mariglen Topuzi, pasi ka karakteristikat trupore dhe ecja e personit që shfaqet në kamerat e sigurisë, personi sipas Jetmir Muçlarit ngjason me Mariglen Topuzin. Nisur nga këto dyshime është thirrur në polici, marrë në pyetje dhe më pas arrestuar Mariglen Topuzi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 25/04/2022 23:49

    Keta veprojne keshtu sepse nuk i tremben ligjit. Vetem ne shqiperi ndodh kjo. Gledi Nano duhet te shkarkoje direkt te gjithe komisariatit e pogradecit dhe te angazhohet vete personalisht per zhdukjen dhe nese eshte e mundur eleminimin fizik te kesaj bande. Nuk eshte ne loje vetem dinjiteti i shtetit por precedenti eshte shume i rrezikshem dhe skandaloz. Nje bande e identifikuar, persona me rrezikshmeri te larte kane guximin qe edhe perse njihen te vazhdojne te kryejne hapur krime te renda. Kush ka guxim te deshmoje pasi ketij precednti te krijuar? Liri i rrushkes me te birin dhe disa langaraqe po sillen hapur si kamorriste ne pogradec. Dergo Renean ti ekzekutoje ne aksion disa nga keta pisa. Ose ky pronari i Hotelit ne lufte per mbijetese te paguaje ndonje si Doqja i vlores qe t'ju vij hakut ketyre pisave njelloj si atyre te Vis Martinit.

    Përgjigju
    • Vlora: 26/04/2022 07:20

      Ahahhaha po doqja I vlores po e mori persiper do I zhduki do I mari dhe keti hotelin ne fund ahahaha 1 rrug e 2 pun

  • Voloreka: 25/04/2022 23:02

    O njerez nuk jetohet me ne shqiperi, Se ska rruge te mesme! Ose duhet ti shfarosesh te gjithe kundershtaret Me rrenje e dhemballe, me qen e mace, Ose duhet me shit bisnese dhe me u zhduk nga ky vend plere! Rruge te mesme ska per te jetuar si njeri!

    Përgjigju
  • Xaku: 25/04/2022 22:35

    Me i forti pogradecit qenka evgjit hajde lajm....

    Përgjigju
  • Tyr: 25/04/2022 21:19

    Epo çudite skane fund. Paska te forte edhe poradeci????????????????. Zakonisht keta shkojne te luftojne ne siri ose punojne ne semafor. Ky qenka dopjo se qenka dhe jevg.

    Përgjigju
    • Te hyfte: 25/04/2022 22:21

      Ti tyri qe as emrin nuk di ta shkruash paske qene vete ne semafor te sirise se si duket te pelqenjne ata me mjeker si cjap. Epo edhe dhi e zgjebur edhe bythen perpjete. Suksese ne punen tende si semaforist sirie dhe tu shtofte puna.

  • Hahahah: 25/04/2022 19:21

    I forti volorekes hahah ! T ishte ne shkoder a ne vlor ky i forti do i ishte harru emri tashi . Po ka zen keto te shkretet te bute e qellon lokalin e kercenon e plagos

    Përgjigju
  • vjeshta: 25/04/2022 19:01

    Gabelët e Poradecit

    Përgjigju
  • Flori: 25/04/2022 18:54

    Kur dihen autoret pse nuk I arreston policia,,,por I LE te vriten me njeri-tjetrin....

    Përgjigju
  • dionisi: 25/04/2022 17:52

    Mut i ati kak i biri.... Nuk te bie ne qafe njer kot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja