Një i vdekur dhe 21 të plagosur në aeroportin Abha në Arabinë Saudite (VIDEO)

Të paktën një i vdekur dhe 21 të plagosur, ky është bilanci pas një sulmi nga ana e rebelëve Houti në aeroportin Abha në pjesën jugore të Arabisë Saudite.

Sipas burimeve të shtypit saudit, sulmi përmes dronëve ka goditur parkingun e aeroportit, i cili ndodhet 200 kilometra në veri të kufirit të Jemenit i cili prej fillimit të muajit qershor, ka qënë skenë e disa incidenteve të ngjashëm që kanë shkaktuar plagosjen e 26 personave.

Që nga viti 2015, Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion që synon ta kthejë në pushtet Presidentin Rabbo Mansour Hadi, i rrëzuar nga kryengritjet e grupit Houti që mbështeten nga Irani.

Houti apo ndryshe “Partizanët e Zotit”, janë një grup i armatosur me shumicë sunite nga Jemeni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend