Një i vdekur dhe 48 të infektuar nga infeksioni i koronavirusit në Serbi

Një i vdekur dhe 48 të infektuar nga infeksioni i koronavirusit në Serbi

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur edhe një person nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri ka arritur në 246, thuhet në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.

Të enjten janë konfirmuar edhe 48 raste me COVID-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 11,571.

Prej tyre, nga sëmundja, janë shëruar 6,910.

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se një spital i përkohshëm në Beograd, që filloi punën dy muaj më parë, do të mbyllet. Pacientët do të transferohen në një spital tjetër në afërsi të Beogradit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot