Një jetëshkrim i Lasgush Poradecit, vlerësimet për poetin e madh shqiptar

Një jetëshkrim i Lasgush Poradecit, vlerësimet për poetin e madh shqiptar

Lasgush Poradeci

Llazar Gusho (pseudonimi letrar Lasgush Poradeci), lindi në qytetin e Pogradecit, buzë liqenit të Ohrit, në familjen e Sotir Gushos, me 27 dhjetor 1899. I ati si arsimdashës që ishte, pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e dërgoi në Liceun Rumun të Manastirit (1909 deri më 1914).

E la pa mbaruar liceun për shkak të fillimit të luftës së parë botërore. Meqenese vetem Greqia nuk ishte futur në luftën e përbotëshme, i ati e nis në Athinë, ku regjistrohet në Liceun Léonin, (Lice francez i Fretërve Maristë që hapte dyert e gjithe universiteteve të botës) - lice ku qëndroi deri më 1918. Pasi sëmuret, shtohet në sanatoriumin “Sotiria” në Athinë ku qëndron dy vjet (1918-1920).

Më 1920 kthehet në Pogradec dhe në vitin 1921 niset në Bukuresht dhe  regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura duke tejkaluar valën  ksenocentrike, që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, dhe miqësohet me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë.

Verën e vitit 1924, Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Qëndron i shtuar për dy vjet në Sanatoriumin e Neumarktit (1928-1930), Në muajin Maj 1933, mbron doktoraturën dhe merr titullin Profesor Doktor, pranë këtij Universiteti me disertacionin “Eminesku i injoruar dhe lidhja e tij me ideologjinë popullore-vëndase”). Në Graz banon me qira në shtëpinë e zonjës Elisabet Pichler per gati 9 vjet. Kjo shtëpi ishte në rrugën Klosterwiesgasse nr 74. Ndërtesa, një godinë 3 katëshe është edhe sot. Dhoma ku banonte Lasgushi, është në katin e parë dhe penxherja është ngjitur me derën e godinës.

Mbas mbarimit të studimeve kthehet ne atdhe. Me dekret të mbretit Zog emërohet professor i bukurshkrimit të Gjimnazin e Tiranës.

Nën kujdesin e Mitrush Kutelit dhe patriotëve të tjerë shqiptare botohet në Konstancë të Rumanisë në vitin 1933, vëllimi i tij me poezi”Vallja e Yjve” dhe 4 vjet më vonë botohet në Bukuresht vëllimi tjetër “Ylli i zemrës”.

Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974.

Vlerësimet

•    Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit".

•    Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, Pogradeci, qyteti i tij i lindjes, i jep titullin "Qytetar nderi".

•    Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, Ministri i Kulturës Edi Rama, i ka dhënë çmimin “Pena e artë”.

•    Qarku i Korçës i ka dhënë titullin “Nderi i Qarkut”.

•    Pallati i Kulturës në Pogradec, mban emrin Lasgush Poradeci.

•    Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".

•    Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

•    Në Pogradec, në vitin 2006, në qytetin e tij të lindjes vendoset shtatorja e tij që është 4 metra e lartë, vepër e skulptorit Mumtaz Dhrami.

•    Eshtë botuar e gjithë poezia e tij, publicistika, albumi i pikturave si dhe një pjesë e korespondencës së tij të madhe.

•    Emrin e tij e mbajne dhe disa shkolla në Kosovë. 

•    Në 2 maj 2017 arkivi i tij i pasur i dhurohet arkivit te shtetit shqiptar nga vajzat e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!