LEZHË- 28-vjeçari Portugez Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 lamë pas në Shëngjin, u zbulua përmes një kamera sigurie. Referuar dosjës hetimore rezulton se i riu portugez gjatë largimit, pas kryerjes së krimit, në një moment nuk është treguar i kujdesshëm dhe ka hequr maskën që mbante në fytyrë.
Ky veprim i tij gjatë kohës që po merrte motorin për t’u larguar është fokusuar nga një kamerë sigurie, duke ndihmuar policinë dhe prokurorinë e Lezhës në zbulimin e autorit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tjerë. Autorësia e krimit është dokumentuar edhe me prova të tjera ligjore nga prokuroria e Lezhës, të cilët ju përcollën autoriteve marokene duke i bindur ata për ekstradimin e shtetasit Ruben Saraiva.
Pas rivlerësimit të masës së sigurisë me 2-janar në Gjykatën e Lezhës e cila e la në burg pa afat, dosja hetimore me provat që e implikojnë në vrasje pritet ti vihet në dispozicion 28-vjeçarit, i cili deri më tani pretendon se nuk ka lidhje me krimin.
Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia me dyshimin si porositës i vrasjes. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
‘Na mori frymën’/ Protestë kundër ndotjes në Lezhë (VIDEO)
23 Mars, 14:02
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36
-
Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra (VIDEO)
22 Mars, 09:39
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47