Një tjetër kënd lojërash është hapur për të vegjlit e zonës së njohur si Fusha e Aviacionit.

Sipas njoftimit të bashkisë së Tiranës, minikëndi i lojërave i realizuar si pjesë e sheshit rekreativ, i ka dhënë ngjyra të reja kësaj zonë.

Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi është pajisur me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj, ndërsa gjelbërimi përreth i jep një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve të lagjes të ish-Fusha e Aviacionit.

Rikualifikimi i kësaj hapësire dhe ndërtimi i sheshit rekreativ plotëson nevoja e e të gjitha grupmoshave të komunitetit në zonë, duke mundësuar jo vetëm module e lodra për fëmijë, por edhe hapësira çlodhëse për të rriturit plot gjelbërim dhe stola për t’u relaksuar.

Sheshi rekreativ te ish-Fusha e Aviacionit parashikon rehabilitimin e një sipërfaqe prej 2300 m2, vendosjen e 9 lodrave të reja, një prej të cilave për personat me aftësi të kufizuara, shtrimi me tapet gome rreth lodrave, riparimi i stolave dhe koshave, kufizimi me gardh metalik dhe vendosja e tabelës informuese.

Ora 20:55
Një kënd lojërash i ri për të vegjlit tek ish-Fusha e Aviacionit
5/0