Një libër me historitë frymëzuese të 51 grave të thjeshta shqiptare

 “Vajzat për Shqipërinë”, një libër për të gjitha vajzat edhe gratë, që heshturazi, por me shumë kurajë dhe përkushtim sjellin ndryshime pozitive përmes punës së tyre në shoqërinë shqiptare. Janë 51 gra, të cilat kanë frymëzuar eksperten e komunikimit dhe pedagogen Edlira Gjoni me karakterin e tyre, aq sa këtë 8 mars t’ua kushtojë atyre, duke i bërë bashkë në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar.

Edlira Gjoni: “Flasim gjithmonë për anët jo të mira të grave, për dhunën, për gratë e shou-bizit, të medies, por nuk flasim kurrë për gratë e thjeshta, që janë rreth 1.5 mln, 51 për qind e popullsisë në Shqipëri. Nuk flasim kurrë për këto gra, që janë të vijës së dytë, siç i quaj unë, pa të cilat asnjë njeri nuk mund që të operonte. Ne nuk flasim asnjëherë për vlerën e një njeriu që nuk duket, por që mban në këmbë një Shqipëri të tërë”.

“Mos prisni drejtuesit. Hidhuni vet, merruni me punët e me njerëzit, një e nga një” kjo thënie e Shën Terezës, ka frymëzuar Edlira Gjonin, për të hapur këtë libër

Gjoni: “Besoj se Shën Tereza ka lidhje më të gjitha gratë shqiptare, është një gjë shumë e mirë, që ne e kemi një personazh që përfaqëson aq mirë gruan shqiptare. Edhe thashë kush më mirë se ajo mund ta hapte një libër, që është për gratë shqiptare. Ne e kemi një shembull si ajo, le ta ndjekim që të gjithë”.

Gjoni ndalet edhe tek disa vlera, që një grua shqiptare e bëjnë hera-herës të ketë disa cilësi ndryshe nga shumë gra të tjera në botë

Edlira Gjoni: “Vajzat edhe gratë shqiptare kanë disa karakteristika, që i veçojnë nga gratë në botë. Për shembull përkushtimi, vetmohimi, sakrifica dhe vendosja e të tjerëve përpara vetes, janë disa karakteristika tipike të vajzave shqiptare, që ne i anashkalojmë. Vajzat kur janë në shtëpinë e babait vënë përpara vetes, babanë, familjen, më të mëdhenjtë edhe më të vegjlit. Kur fejohen edhe martohen vënë përpara vetes, bashkëshortin dhe njerëzit e tij. Pastaj kur bëhet nënë vënë përpara vetes fëmijët, fëmijët e fëmijëve. Gruaja shqiptare është e dyta. Ka anët e saj pozitive edhe negative, por unë mundohem, që të shikojë vetëm gjërat e bukura, që bëjnë gratë shqiptare”. 

Udhëtimi që Edlira Gjoni ka bërë që të identifikojë 51 histori nuk ka qenë i lehtë, megjithatë ajo do ta vazhdojë atë edhe me histori frymëzimi, të grave shqiptare që jetojnë në vendet e tjera të Ballkanit dhe Diasporës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!