Një listë për 26 Prillin

Një listë për 26 Prillin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Ajo që ka kapur në befasi shumë mbështetës të opozitës por sidomos shtypin e angazhuar për fitoren e opozitës, është lista e drejtuesve të qarqeve prej Lulzim Bashës. Emrat që Lulzim Basha ka bërë publik në shtyp, jan dy kategori. E para janë njerëz pa ndonjë vlerë politike veç moshës së gjatë që kanë duke ndenjur në koridoret e PD, dhe kategoria e dytë një listë njerëzish besnikë të tij

Simboli I listës së parë është Edi Paloka, Edmond Spaho Bujar Leskaj, Enkelejd Alibej apo pëshpëritja që në Qarkun e Gjirokastrës, mundtë jetë sërisht ose Tritan Shehu ose Bujar Nishani.

Në kategroinë e dytë hyjnë besnikët e tij të rinj që ka afruar në PD si Gazmend Bardhi, Mark Marku, Helidon Bushati, etj.

Lista nuk rrezaton asnjë frymë të re, asnjë entuziazëm dhe asnjë mendësi të re të Partisë Demokratike, në përpjekje për të qenë parti e shpresës që mund të fitoj zgjedhjet.

E hartuar ashtu, ngjan qartazi një listë që nuk ka lidhje me 25 Prillin, por me 26 Prillin, ditën pas humbjes.

Ajo që i ndodhi Bashës më 2017 pas humbjes, ishte sulmi që ju bë për mënyrën si bëri listën në minutën e fundit, dhe rezultati I keq që mori prej saj.

Këtë herë bëri të njëjtën gjë, por me një mënyrë tjetër. Bëri sikur ngriti një Komision për kandidaturat, që të shmangte presionin mbi veten, I vuri të bënin propozime, pastaj theu çdo rregull, përdori të drejtën që I dha vetes për të propozuar 20 për qind të listës dhe vuri në krye të saj, njerëz që nuk e sulmojnë më 26 prill kur të humbas.

Kategroia e parë nuk e sulmon, pasi është një kategori pensionistësh që i janë mirnjohës që u dha dhe një herë dorën të jenë deputetë, pasi mund ti kapi pensioni I plotë.

Në kategorinë e dytë, ka futur njerëzit e tij të afërt, të cilët shpreson se do të jenë skifterët që do ndalin sulmet mbi të pas humbjes.

Biles dhe të vetmin kritik të pritshëm të tij, Tomor Alizotin, e ka çuar pa paralajmërim në Berat, (ndoshta ka menduar prej emrit Tomor, që është nga Berati) në një terren të panjohur për të, me qëllim që më 26 Prill, ai të jetë përgjgjës po aq sa Basha për humbjen dhe të mos e ngrij zërin.

Si të tillë prijësat e kësaj liste nuk janë për të mbledhur vota më 25 Prill, por për të mbrojtur Bashën më 26 Prill. Nuk I ka shkuar mendja keq si masë mbrojtëse, por puna është, që demokratëve u duhet një listë të fitojnë më 25 Prill, se për 26 Prillin ata kthejnë sytë nga Berisha, jo nga lista e Lulit. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 25/01/2021 00:27

    BRAVO MERO ,,,je analist i shkelqyer....basha debili po mori 2%,,te jete i kenaqur...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 25/01/2021 00:25

    Me 26 prill kethejna patkonjte perpjete Basha & CO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës