‘Një lojë xhin’, Yllka Mujo, Viktor Zhusti dhe Rozi Kostani përballin publikun me braktisjen dhe vetminë e të moshuarve

Salla e “Metropolit” shndërrohet në një azil... Kori kishtar pret spektatorët, si vizitorë për të parë ç ‘ndodh në të, përmes pjesës së D.Koburn.

Dy të moshuar përballë, vendosin të luajnë një “Një lojë Xhin”...

“Erdhi si një propozim i Viktorit, nëpërmjet përkthyesit të tij Artur Lena, të cilët më thanë lexoje këtë tekst dhe nëse të ngacmon ne duam ta punojmë”, tregon regjisorja Rozi Kostani.

 Në tavolinë hapen letrat, e përmes tyre rrëfime jetësore, ku në çdo fjalë e gjest, vetmia ‘ther gjer në kockë’...

“Jeta është një lojë. Dikush fiton, dikush humbet, por duke kaluar vitet dhe duke pësuar humbje apo dhe fitore të vogla, fitim betejash dhe humbje luftërash, i sjell këto dy personazhe në këtë azil, si pasqyrë e një vetëdije të brendshme për të kuptuar realitetin”, shprehet Kostani.

E shkruar 47 vite më parë, drama çmim Pulitzer, përmes regjisë së Rozi Kostanit dhe lojës së Yllka Mujos me Viktor Zhustin grish publikun.

“Kjo vepër nuk i flet vetëm moshës së tretë, përkundrazi i flet moshës së re për të kuptuar, atë çfarë i pret përpara, jo vetëm ata, por edhe gjyshërit, prindërit e tyre... Pra është një shprehje e realitetit me një brishtësi dhe vërtetësi njerëzore”, thotë më tej regjisorja.

Divorci, krisjet në raportet prind-fëmijë, falimentimi përshkojnë në skenë plagët e një shoqërie, ku braktisja e të moshuarve mund të jetë sëmundja më e rëndë...

“Dinamika e ngjarjeve i shpërfaq jetët e personazheve nëpërmjet një loje e cila duket mediokre në fillim. Një lojë për të shtyrë kohën. Po në fakt ata shpërfaqin, zhveshin, të gjitha koracat e tyre, që na i vesh shoqëria. Dhe dalin përballë njëri tjetrit me të gjitha dritëhijet e tyre”, shprehet më tej regjisorja.

Si gjetje e regjisores, paralelisht me dialogun në skenë, në sfond zhvillohet si film pa zë, saga e të moshuarve në një azil. Me sëmundjet, shpesh nga më të rëndat, kushtet e vështira, deri edhe keqtrajtimi i tyre...

“Dhe ky ka qenë qëllimi im të nxjerr në pah këtë realitet përmes zhvillimit të skenave, që do të thotë teksti është vetëm dialogu i këtyre dy personave, ndërsa unë kam shtuar këtë  ‘background’ në azil, për ta zhvilluar dhe për tu ndjerë publiku pjesë e këtij vendi”, thotë ajo.

Skenografia e kostumet e Beqo Nanajt e bëjnë atmosferën më intime në sallën e “Metropolit”, ndërsa mizansenat gati filmike, e sjellin dramën pranë reales me emocione të forta skenike.

Kisha nevojë të prekej edhe shiu, kisha nevojë të prekej edhe ky realitet që vërtetë ka një tis të hollë mjegulle po ne përpiqem i ta ngacmojmë ...

“Një lojë xhin”  vijon të shfaqet nga e enjtja në të diel.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja