Në një situatë të vështirë lufte me të cilën ndodhet vendi, ka edhe momente të bukura, të sinqerta dhe vlerësuese të kryera nga qytetarët.
Gjesti i një vajze të vogël ku i dhuron lule një polici në rrugë na rikujtoi edhe një herë me pafajësinë e saj se përveç mjekëve dhe personelit mjekësor që janë në vijën e parë të frontit të luftës, edhe forcat e policisë apo ato ushtarake, të cilët janë gjithashtu të rrezikuar dhe ballë përballë armikut të padukshëm.
Edhe ata në fund të ditës i pret familja e tyre e shqetësuar në mos pa dashje sjell me vete dhe të paftuarin e padëshiruar, koronavirusin.
Pikërisht ajo lule apo ai veprim i dashur është i mjaftueshëm për t'i shfaqur edhe policit mirënjohjen, respektin dhe larguar sadopak stresin në këtë situatë të vështirë.