KABUL - Sekretari amerikan i Mbrotjes, Chuck Hagel, njoftoi sot në Kabul se një mijë ushtarë amerikanë shtesë do të qëndrojnë në Afganiztan vitin që vjen me qëllim që të kompesojnë boshllëkun që do të lihet nga largimi i forcave të NATO-s.

Vonesa e akumuluar gjatë zgjedhjeve presidenciale të kontestuara verën e kaluar, u prishi planet SHBA-së dhe vendeve pjesëmarrëse në NATO për dërgimin e trupave për misionin "Mbështetje e Përfunduar", që fillon pas vitit 2014, shpjegoi Hagel.

"Për pasojë, presidenti Obama i dha përgjegjësve ushtarakë mjetet që të përballen me këtë boshllëk kohro", tha Hagel.

Sekretari i Mbrojtjes shtoi se kjo nuk do të ndryshojë misionin e trupave në vitin 2015, që ka për synim stërvitjen e ushtrisë afgane. Dhe nuk ndryshohen as parashikimet për tërheqje të plotë deri në fund të vitit 2016.

Hagel shtoi se do të ketë një forcë të limituar për luftën antiterrorizëm kundër Al Kaedës në Afganistan.

Fundi i misionit të luftimit të Aleancës së Atlantikut në Afganistan, parashikohet për vitin 31 djetor.

Rreth 12 500 trupa, ku 9 800 amerikanë, do të qëndrojnë në terren, për të asistuar dhe stërvitur ushtrinë afgane, në kuadrin e misionit "Mbështetje e Përfunduar"./ATSH/