Një miqësi e veçantë 46-vjeçare, që i rezistoi kohës dhe sfidave të jetës. Dy këngëtarët shqiptarë në një rrëfim plot nota nostalgjie e copëza kujtimesh

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv ishin të ftuar dy këngëtarë të cilët me këngët e tyre gjatë festival para viteve 90’ kanë fituar zemrën e të gjithë. Kozma Dushi dhe Pëllumb Elmazi, përpos muzikës ndajnë sëbashku edhe një miqësi të veçantë mbi 46-vjeçarë, janë njohur në festival e që prej asaj kohe e kan ruajtur miqësinë e veçantë.

“Unë përherë të parë kam parë pjesë në dhjetor të vitit 1976 në festivalin e 15-të dhe mbas një viti erdhi miku që kam në krahë, një artist shumë i mirë me një zë shumë të bukur, erdhi në festivalin e 16-të. Ne nuk njiheshim, sepse këndonim vetëm në qytetet tona ku ishim dhe aty në festival në dhjetor të 1977 jam njohur me Pëllumb Elmazin. Ne rrinim sëbashku në një dhomë hoteli, aty u njohëm dhe aty filloi edhe rruga e këngës në festivalin e këngës dhe morën pjesë në festivalin e përvitshëm të këngës. Aty vinim çdo ditë në mëngjes, në drekë, në darkë, bënim rrugën bashkë nga hotel Arbëria drejt radios dhe na u puqën mendimet, dhe miqësia jonë nuk është shkëputur asnjëherë. Pëllumbi ka ikur në Amerikë po me telefona flasim shpesh. Pëllumbi gjithmonë kur vinte , do ndante kohë edhe për mua, do vinte të më takonte. Në ato vite bëhej art, kishte rregull , muzika, disiplinë, provat ishin shumë të ngjeshura” u shpreh më tej Kozma Dushi.

Këngëtari Pëllumb Elmazi kujton me nostalgji kohën e festivaleve ku bashkë me këngëtarë të tjerë krijonin muzikë të mirë e shumë ndryshë nga ajo që i serviret publikut sot.

Kozmai e përmendi kjo miqësi ka filluar shumë herët, thuaj 45-50 vjet përpara dhe jo vetëm kaq, ka vazhduar deri më sot dhe do vazhdoj se ne tani akoma më shumë e kërkojmë këtë miqësi, sidomos në këtë moshë, sidomos nga malli i atyre viteve. Emocionet janë të jashtëzakonshme sepse po të kujtosh tani ngjitjen dhe zbritjen e atyre shkallëve dy tre herë në ditë me atë shoqëri të mrekullueshme me këngëtarë të mrekullueshëm si Tonin Tërshana, Liljana Kondakçi, Ema qazimi është një mrekulli që sot përsëri i shikojmë këta këngëtarë që vazhdojnë të jenë në skenë dhe ne e ruajmë miqësinë. Dëshira e këngëtarëve në atë kohë ishte që të ishin më të lirshëm seç lejohej sepse atëherë kishte disa rregulla që duhet ti zbatohej. Atëherë kishte disa rregulla nga ana paraqitjes. Sigurisht edhe këngët zgjidheshin nga një komision” tregon me nota nostalgjie ai.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen