POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Biu, qytetari i Tiranës bën atë që askush s'e priste!

Të jesh i pasur nuk nënkupton gjithmonë që të kesh para me bollëk. Të jesh i pasur do të thotë edhe të kesh një shpirt të pasur dhe dëshirën për ta ndryshuar botën me mundësitë e tua.

Hazbi Dervishi, ose Biu është një nga njerëzit e pasur të Tiranës, ai zotëron disa biznese, por kjo nuk e pengon që të jetë së pari qytetar. Pasuria më e madhe e tij është dashuria dhe kujdesi që tregon për qytetin e tij dhe tonin. Ai ka ndërmarrë vullnetarisht nismën për të mbjellë fidanë  ullinjsh në lagjet e kryeqytetit.

Me Biun na prezanton kompozitori, Sokol Marsi, i cili shkruan: Ky është Biu! Hazbi Dervishi. Ndoshta njëri prej njerëzve më të pasur në Tiranë! Biu nuk ka makinë, lëviz me biçikletë dhe ka kthyer çdo hapësirë të lagjes në lulishte duke mbjell fidanë ulliri.Gjithçka e bën duke punuar vetë dhe pa ndihmën e askujt! Sot e gjeta duke punuar përpara pallatit tim! Respekt për njerëz të tillë!

B.K./a.m.
Komento

Komente

  • Kasa2: 04/05/2019 22:58

    Bravo Biu dhe turp per ata qe te ofendojne sepse une e njoh nga afer te gjithe familjen tuaj dhe jeni me te vertete njerez te mrekullueshem dhe punetore.Te pergezoj me gjithe zemer per iniciativen qe ke marre,sepse pas atyre qe ju shajne fshihen ata te cileve u ke zbukuruar hyrjet e pallatit apo lagjet.

    Përgjigju
  • Giorgo Meri: 25/04/2019 15:33

    Bravo Azbiut rendesi ka qe mbjell nje peme ne lagje, do qe lagjia ne te ardhmen te mirmbahet te kete nje hije te jete e bukur,rendesia me e madhe eshte si ben njeriut keq;;;!!

    Përgjigju
  • ENDRI: 23/04/2019 14:37

    Biu, aty ku nuk mbiu esht zemer flori. Biu ndihmon gjithmone njerez ne nevoje dhe i jep me ngrene derisa behen kaps.Biu nuk ka kalamaj, por deshira nuk i mungon. Biu eshte hero I lagjes ku jeton. Ai e meriton emrin e vejeter Tironas. BI

    Përgjigju
  • artan: 23/04/2019 11:10

    A e njifni Biun ju. Ka nje supermarket ku puneson gjithe familjen, eshte me i pasuri varfanjakeve te lagjia me rome afer pallatit me shigjeta. nuk eshte i pasur qe kap lopaten, por nje lopataxhi qe ka mbledhur disa leke e dallon mes pabukesve te lagjes. kaq

    Përgjigju
    • car'tan: 25/04/2019 07:48

      Biut o artan,ia rrofsh koqet bashke me keto te miat.

    • Popull: 24/04/2019 22:19

      Bobo sa inat e paske, po edhe lopataxhi le të jetë, po hajdut nuk është.

  • Boletini: 22/04/2019 23:01

    Shum i bukur shkrimi,por a e njef Biun ne realitet?-un e njoh prej 5 vitesh,dhe nuk me ka then nje her mirmengjes,apo falemindeit....

    Përgjigju
    • Ilda: 02/05/2019 00:22

      Turp per kete koment, nuk e njef ti zoteri Biun,nuk po flasin per bukuri por per realitet!

  • Gezim: 22/04/2019 22:22

    Ku i kemi kto filogreket se veq tuje sha rrin ky ashte mesim per gjithe ballkanin zoti e bekoft

    Përgjigju