Një në katër të rinj në Europën
Juglindore nuk punon e nuk studion
Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë Austriake të Financave, Institutin Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare dhe Rrjetin për Zhvillim Ndërkombëtar, organizuan një konferencë për politikat e punësimit.
TIRANE- Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë Austriake të Financave, Institutin Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare dhe Rrjetin për Zhvillim Ndërkombëtar, organizuan një dialog të nivelit të lartë për politikat e “Punësimit të të Rinjve në Evropën Juglindore”.
Ministrat e Punës, Politikave Sociale dhe Rinisë, dhe zyrtarë të lartë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi, dhe Serbia u mblodhën së bashku me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, qendrave kërkimore dhe përfaqësues të të rinjve për të diskutuar mënyrat e përmirësimit të perspektivave të punësimit në rajon dhe për të çliruar potencialin e brezit të ri.
Konferenca theksoi shkallën e vazhdueshme të lartë të papunësisë së të rinjve në Evropën Juglindore (EJL), krahasuar me vende të tjera në botë. Në shumë vende, një në dy të rinj është i papunë. Për më tepër, konferenca tërhoqi vëmendjen ndaj numrit të të rinjve që jo vetëm janë pa punë, por edhe pa shkollë. Një në katër të rinj në EJL nuk punon, nuk kërkon punë dhe nuk studion. Edhe kur të rinjtë gjejnë punë, shpesh ato janë punë me rrezik, me orë, apo të përkohshme, apo në sektorin informal, duke i përjashtuar kështu nga sistemi i përfitimeve dhe nga shoqëria në përgjithësi.
Një video për punësimin e të rinjve, që u shfaq në konferencë, e theksoi këtë situatë emergjente. “Nuk kam ndonjë ambicje të tepruar në lidhje me karrierën time. Do të isha shumë i kënaqur nëse puna që do të bëja, do më krijonte mundësi të mbaja veten dhe familjen,” tha në video Dušan Nikoliæ (21), student në Universitetin e Beogradit. Gazmend Januzi (24), teknik ndërtimi nga Sarajeva, tha: “Për mua do të ishte mirë të gjeja një punë të përhershme me sigurime”.
Politikëbërësit dhe ekspertët janë të së njëjtit mendim se vendet e këtij rajoni janë shumë të kufizuar nga borxhi fiskal dhe ai i huaj. Konsumi dhe investimet në rënie dhe qasja e kufizuar në financime po e keqësojnë situatën aktuale, duke sjellë ndikime të mëdha dramatike në tregjet e punës. Përveç krijimit të vendeve të punës, çështje të lidhura me rregullat e punës, taksimin dhe mospërputhjet në aftësi ndikojnë në mënyrë dispropocionale te të rinjtë, në veçanti, te gratë e reja si edhe të rinjtë që jetojnë në mjedise me dizavantazhe, duke e bërë në përgjithësi më të vështirë për ta që të plotësojnë aspiratat e tyre për punë të mira.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
42.2%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje, kërkojnë pezullimin e Tik Tok në vend
28 Nëntor, 10:10
-
Kryeministri Rama krah Kurtit në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë! Pjesëmarrës dhe Begaj e Spiropali
28 Nëntor, 10:08
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urim nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta
28 Nëntor, 09:55
-
VIDEO/ ‘Luftë’ në Beograd, tifozët e Crvena sulmojnë gjermanët! Një i plagosur rëndë, në Bologna tre francezë në spital
28 Nëntor, 09:51
-
Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)
28 Nëntor, 09:46
-
VIDEOLAJM/ Dita e Flamurit, Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit
28 Nëntor, 09:43
-
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
28 Nëntor, 09:35
-
Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur
28 Nëntor, 09:34
-
112-vjetori i Pavarësisë, urim nga Policia e Shtetit: 28 Nëntori na gjen krenarë dhe të bindur se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor
28 Nëntor, 09:33
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26
-
A është manipuluese natyra njerëzore?
28 Nëntor, 09:24
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22