POGRADEC - Arrestohet një nga pjesëtarët e grupit “Hakmarrja për Drejtësi”. 13 vjet pas pengmarrjes më të bujshme në Tiranë të një biznesmeni rom, policia e Pogradecit në bashkëpunim me RENEA-n vunë në pranga 43-vjeçarin Gentian Çaka, i dënuar në mungesë në vitin 2008 me burgim të përjetshëm. Prej vitesh me radhë, Çaka fshihej në një vilë dy katëshe në Pogradec, ndërsa këtë të premte u u realizua vënia e tij në pranga.
Në 29 gusht të vitit 2002, Çaka në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të veshur me uniforma të policisë morën peng biznesmenin e rrobave Halit Nazifi në këmbim të 1 milionë dollarëve që i kërkuan familjarëve për jetën e Nazifit.
Shumëkush mund të mbajë mend operacionin policor për lirimin e biznesmenit, ku dy ditë pas pengmarrjes, pasditen e 1 korrikut të vitit 2002 pati shkëmbim zjarri mes efektivëve dhe pengmarrësve në bulevardin “Zhan D’Ark” në kryeqytet. Si pasojë e të shtënave pengmarrësi Çaka mbeti i plagosur, ndërsa pengu Halit Nazifi u la i lirë mëngjesin e dy korrikut të 13 viteve më parë.
Pavarësisht se u shtrua në Spitalin Ushtarak për mjekimin e plagës së marrë, Gentian Caka mundit të arratisej përmes falsifikimit të emrit në regjistrin e urgjencës.
Gentian Caka ishte protagonist në pengmarrje së bashku me Kreshnik Spahinë, dy anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, ndërsa Spahiu figuron ende në listën e personave të shpallur në kërkim.
Krimet e Gentian Çakës
Krimet e regjistruara në dosjen e të dënuarit me “Burgim të përjetshëm”, të 43 vjeçarit Gentian Çakës; Më 1994, grabitje me armë në bashkëpunim e një firme private në Tiranë, duke marrë shumën e 53.000 dollarëve; Më 1994, grabitje me armë në bashkëpunim, duke marrë 3.500 $, dhe tentativë vrasje e shtetasit Eduart Trimi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda; Më 1995, rrëmbim i fëmijës Erion Nushi, me qëllim marrjen e shumës së 200.000 $, ku pasi nuk i’a arrin qëllimit, fëmijën e lë të lirë;
Më 1996, shpërthimi i një sasie tritoli në një automjet të tipit “FIAT” në Tiranë, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e rëndë të disa personave; Më 1996, grabitje me armë në bashkëpunim, në BKT Vlorë, duke marrë shumën e 2.170.000 lekëve; Më 2002, rrëmbim në bashkëpunim i biznesmenit të veshjeve Halit Nazifin, duke i kërkuar familjes së tij shumën e 1.000.000 $ në shkëmbit të lirimit të tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO