Një frymë e re për arsimin dhe artin, njihuni me pedagogun që guxon! Edis Kadija rrëfehet në ‘Një nga ne’

Ishte vetëm 10 vjeç, kur spikati me vizatimet e personazheve të filmave vizatimor. Me mbështetjen e familjarëve, Edis Kadija ndoqi rrugën e artit në Shkodër.

Sot 32 vjeç, ka fituar sigurinë dhe eksperiencën që i duhet për të guxuar në punimet me qeramikë, skulpturë apo pikturë.

“Frymëzimi mund të vijë në rritje gjithmonë sa më shumë që punoj. Të gjen duke punuar frymëzimi. Në momentin që ne rrimë dhe presim, janë shumë të rralla rastet që duke pritur të vjen një frymëzim për të bërë diçka të caktuar”, tregon Edisi për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Ditët i ka të angazhuara në kërkim të së bukurës dhe mësimdhënies. Punon si pedagog i jashtëm në Departamentin e Arteve, në Universitetin "Luigj Gurakuqi" ku jep lëndën “Vëllim në hapësirë” për studentët e vitit të parë.

Në procesin e mësimdhënies vihet re një frymë e re ku baza është praktika e ndërthurur me teorinë, për të nxitur imagjinatën tek studentët.

“Studentave të mi iu sugjeroj që një orë ta bëjmë praktikë ndërsa orën tjetër ta ndajmë për leksion, për të zhvilluar imagjinatën. Mendoj se për të arritur suksesin në rrugën artistike, një artisti i duhet të zhvillohet në aspektin filozofik të një grupi sa më të gjerë dijesh dhe kulturash që ai të jetë i përmbushur në momentin që do të zhvillojë veten në art”.

Arti konceptual nuk përqafohet nga kushdo, por Edisi ka ndërmarrë riskun të edukojë klientin në mënyrë që të mos humbasë identitetin dhe stilin e tij unik.

Mes të tjerash tregon se do të qëndrojë në Shqipëri.

“Të ardhmen time e shikoj të lidhur me vendin që jam aktualisht. Kam parë disa vende jashtë shtetit kur kam qenë për ekspozita ose turizëm, por ftohtësia e tyre nuk më përshatet. Ne jemi të komunikueshëm, social, i kalojmë muhabetet me njeri-tjetrin dhe jemi natyrë ekspresive. Më duket gjëja më e bukur që ke kohë të konsumosh një kafe dhe ta shijosh pa u shqetësuar se ke rrugë apo punë për të bërë”.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë