Një nga ne/ 'Roli i mësuesit ka ndryshuar', Dhurata Myrtollari: Ç'po ndodh me arsimin sot

TIRANË- Prej afro 3 dekadash, Dhurata Myrtollari ka dhënë kontributin e saj në arsimin publik dhe është përpjekur të jetë një model frymëzimi për brezat.

Për emisionin “Një nga ne”, mësuesja e lëndës së gjuhës shqipe në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” na tregon si është përditshmëria e saj në Tiranë.
Teksa bëhet gati për të nisur orën e mësimit, Dhurata na thotë sesi ka ndryshuar roli i mësuesit sot.

“Sfida më e madhe e mësuesit është përditësimi i njohurive. Mësuesi nuk është më lider i informacionit. Me revolucionin teknologjik, nxënësit marrin informacione kudo. Detyra jonë është që ne të kthejmë pasionet dhe dëshirat e tyre për të realizuar programin mësimor, për të arritur rezultate sa më të mira në mësime. Është gjithnjë e qartë në shpjegim, arrin të kuptojë nevojat e nxënësve dhe herë pas here gjen metoda që t’i përfshije të gjithë në procesin mësimor. Nxënësit nuk mësojnë asnjëherë njësoj. Secili ka stilin e vet individual të  mësuarit. E rëndësishme është që mësuesi të arrijë qëllimin e orës së mësimit. Organizimi I orës së mësimit është në një mënyrë të tillë që edhe nxënësi i nivelit të dobët dhe ai i 10-s të ketë se çfarë të bëjë, të jetë i përfshirë, të mos kemi atë braktisjen e heshtur. Në këtë mënyrë ora e mësimit shkrihet natyrshëm dhe secili mëson diçka sipas nivelit të tij”, shprehet Dhurata.

Po si kanë ndryshuar brezat ndër vite dhe cila është arsyeja që nuk po preferohen degët e mësuesisë?

Çfarë do të thotë të jesh një mësues në ditët e sotme, sfidat me të cilat përballen dhe aktiviteti interesant me nxënësit në Shkodër.
Të gjitha këto mund t’i ndiqni në emisionin “Një nga ne”

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Ismail Kadarenë/ Helena me të zeza mbërrin në TKOB e shoqëron Veliaj

Lamtumira për Ismail Kadarenë/ Helena me të zeza mbërrin në TKOB e shoqëron Veliaj