/ATSH-AFP/ - Një pilot rus i avionit Su-24 që u rrëzua sot nga Turqia dhe që ra në veriperëndim të Sirisë u vra, ndërsa piloti i dytë është shpallur i humbur, sipas burimeve rebele dhe të opozitës siriane.
Piloti i parë u vra nga forcat e opozitës që e qëlluan kur ai po ulej me parashutë, pasi avioni i tij u godit.
Fadi Ahmed, një zëdhënës i grupit rebel Fronti i Parë Bregdetar, njoftoi se "piloti rus u vra ndërkohë që ulej me parashutën e tij në zonën e Jabal Turkman (malet e turkmenëve), në provincën e Latikës".
/Shqiptarja.com