Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, gazetari Milaim Zeka, ishte i ftuar në studion e Report TV për të folur në lidhje me situatën në Kosovë pas votimit te qeverisë së re. Gjatë bisedës, ai ka sulmuar ashpër analistin Andi Bushati, sipas të cilit, Vetëvendosja në Kosovë duhet të djegë makinat e LDK. Sipas Zekës, Bushati është i frustruar mendërisht dhe seksualisht, sepse një njeri normal nuk bën thirrje për luftë civile si në 1997.

"Për turpin e zi të kombit shqiptar, kam parë në studiot televizive të Shqipërisë, ku analisti Andi Bushati, totalisht i frustruar mendërisht dhe seksualisht, thotë se Lëvizja Vetëvendosja, duhet t’i kallë (ndezë) makinat e qeverisë dhe objektet e qeverisë se ardhshme të Hotit.

Madje, thotë se këta (VV) kanë bërë një veprim shumë të mirë kur kane djegur makinat e Organizatës së Kombeve te Bashkuara. A mund të ndodhë apo jo, kjo nuk ka rëndësi. Por unë nuk mund të vij në studio televizive në Tiranë apo ne Prishtinë dhe të bëj thirrje për luftë civile e qytetare si në vitin 1997. Një njeri normal nuk e bën një veprim të tillë", përfundoi Milaim Zeka në Report TV.