Një orë takim me Donald Lu
Mediu: Ka ende vend për dialog

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka takuar për më shumë se 60 minuta kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në fokus të këtij takimi besohet se ka qenë situata politike në vend. Takimi i zhvilluar në ambientet e ABA Center në Tiranë, nisi rreth orës 10:30 dhe përfundoi në 11:35 minuta. 

Ky takim vjen në një kohë kur po ngushtohen afatet e përfshirjes së opozitës në zgjedhjet parlamentare. Pas datës tre maj, afat ky i vendosur nga KQZ për korrigjimin e listave të kandidatëve, PD nuk do të ketë më asnjë mundësi për t'u bërë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit. 

Fatmir Mediu: Ka vend për dialog
Në një prononcim për mediat pas takimit, Mediu u shpreh se diskutoi për situatën politike dhe mundësitë për të përfshirë opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit. "Diskutuam për situatën politike dhe përfshirjen e opozitës në zgjedhje. Mendoj se ka ende vend për dialog", u shpreh Mediu. 

Një javë më parë, ambasadori Lu u shpreh për Zërin e Amerikës se zgjedhjet janë të ligjshme edhe nëse zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës. 

lu me mediun
Ambasadori Donald Lu duke u larguar pas takimit me Fatmir Mediun

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)