Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, e cila u përpoq të ndalonte deputetin Agron Shehaj pasi ai vodhi dokumentet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA dhe u largua duke ikur me vrap nga zyra, ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla e akuzon Shehajn për dhunë ndaj punonjëses së Kuvendit.
“Përveç shkeljeve të rënda të ligjit për informacionin e klasifikuar, një palo burrë si Agron Shehaj ka dhunuar sot një vajzë, një grua, një nënë. Ky Komiteti i Helsinkit, shoqatat kundër dhunës me bazë gjinore dini gjë ku janë?”, shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
VIDEO / Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet në shkallë duke ndjekur Agron Shehajn që vodhi marrëveshjen sekrete me SHBA, deputeti nuk e ndihmon











