Nga mediat u mësua, se Gjykata Kushtetuese vendosi dje të rrëzojë një nga kërkesat që përmban ankimi drejtuar asaj nga Presidenti i Republikës, kundër ligjit të ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Të kuptohemi, vendimi i djeshëm nuk ishte përfundimtar ndaj tërë ankimit të Nishanit, por vetëm ndaj njërës prej kërkesave të objektit të këtij ankimi. Konkretisht, ajo për të pezualluar veprimet e mazhorancës parlamentare, që pas shkarkimit (për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës) të Zëvendëskryetarit të KLD dhe një anëtari tjetër të këtij organi u zgjodhën dy juristë të jerë nëpërmjet votave me shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë.
Pra, këta dy të fundit legjitimohen që, deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, të ushtrojnë funksionet e reja dhe, në këtë kuptim, organi i rishikimit kushtetues i shqiptoi një parathënie me ‘Jo!’ pretendimeve të Presidentit Nishani kundër dispozitave të ndryshuara dhe atyre të shtuara në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në të vërtetë, vendimi i djeshëm nuk mund të cilësohet si i tillë, pra si një parathënie me ‘Jo1’, vetëm e vetëm me një shprehje të ndërmjetme të vullnetit të gjyqtarëve kushtetues.
/Shqiptarja.com