Një përgënjeshtrim për grupin e Berishës, që akuzuan Mike Pompeo se mori një shumë të majme për t'u shfaqur krah Ramës
Kryeministri Edi Rama dhe Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo
TIRANË- Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shfaq në krah të kryeministrit Edi Rama gjatë firmosjes së një memorandumi mirëkuptimi mes kompanisë shqiptare të gazit, AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” për zhvillimin e projekteve energjitike të hënën në Tiranë.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe Stephen Payne, president i kompanisë amerikane “Linden Energy”, e cila ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 50% të aksioneve të kompanisë bullgare të gazit “Overgas”.
Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë gjatë ceremonisë, ish-sekretari i shtetit, Pompeo është kryetar i bordit të Këshillimit të “Linden Energy”.
Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne dhe anëtari i bordit drejtues të Overgas, Matthew Bryza e cilësuan projektin e bashkëpunimit me kompaninë shqiptare AlbGaz si të rëndësishëm dhe të mbështetur nga qeveritë shqiptare dhe amerikane.
I pyetur nga BIRN për vizitën e Z. Pompeo në Tiranë, Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania “Linden Energy”, ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga kryeministria, kompania Overgas ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes terminalit që do të ngrihet në Vlorë. Kryeministria e konsideroi këtë një projekt me rëndësi të veçantë, i cili “po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane”.
“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më të rëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues, që do të ndërtohet në Vlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal,” tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Më herët, Pompeo përshëndeti dhe konferencën “Together- Krah për Krah”, kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ku vlerësoi marrëdhëniet e gjata mes dy vendeve./Birn
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.4%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
po nje shume te majme mori, ppr e mori nga kjo kompania e ghazit jo nga rama, rama ka paguar nga ana tjeter
Përgjigju