Një person i panjohur në Tiranë, bën ‘kërdinë’ në një exchange, vjedh 40 mijë euro me anë të një skeme mashtrimi! ’Pa Gjurmë’ shfaq imazhin, në kërkim të burrit me kapele dhe syze

Ngjarja ka ndodhur më datë 9 tetor, në rrugën ’Asim Vokshi’, ku kamerat e sigurisë kanë kapur të gjitha veprimet, që ka kryer ky person i paidentifikuar, në ambjentin e brendshëm. Video është vënë në dispozicion nga denoncuesi Ervin Hasanbelli, për emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3 minutash. Ky person është paraqitur në këtë pikë Exchange, rreth orës 13:08 minuta për të këmbyer lekë në euro. Fillimisht, në video duket personi i maskuar me syze dhe kapele, si dhe me një maskë anti Covid. Ai vendos disa zarfe mbi tavolinë, ndërsa nis të komunikojë me pronarin me google translate, pasi sipas Ervinit ai fliste rusisht. Burri duket i qetë dhe i pashqetësuar në veprimet e tij, ndërsa i kërkon pronarit një stilolaps dhe një bllok. Pasi përllogarit këmbimin valutor, pronari i jep 40 mijë eurot, të cilat personi i paidentifikuar i vendos në zarfe dhe i fut në një çantë të zezë me kod. Në të njëjtën kohë, ai nxjerr dy zarfe të tjera, ku në sipërfaqen transparente dallohej se kishte lekë. Në të vërtetë njëri zarf kishte 500 mijë lekë të vjetra (prerje të ndryshme) dhe në tjetrin 200 mije lekë të vjetra dhe në brendësi ishin të mbushur me letra. Ai shpërqëndron pronarin, pasi i kërkon të shkruajë kursin e këmbimit në bllok. Në momentin e fundit ndërron zarfet, merr ato me 40 mijë euro dhe lë zarfet e mbushura me letra në çantën me kod, të cilën e lë aty duke e përdorur si alibi, se do të kthehej sapo të sillte shumën e plotë të lekëve. 

Ervin Hasanbelli tregon për ’Pa Gjurmë’ sesi ra pre e këtij mashtrimi. Ai thotë se i njëjti person kishte shkuar edhe dy herë të tjera në Exchange-in e tij duke përdorur të njëjtën skemë mashtrimi, pasi kishte bërë këmbime në vlera më të vogla parash. 

Faktikisht ai kishte ardhur edhe dy herë të tjera në dyqan, ku ka bërë blerje në 1000 euro dhe një herë tjetër 500 euro. Ai kishte një metodë të tillë, psh: më kërkonte të blinte 1 mijë euro, unë ia jepja dhe i fuste në një zarf. Më  pas zarfin e vendoste  në një çantë me kod dhe më kërkonte ta mbaja aty, derisa të merrte lekët në shtëpi dhe për 10 minuta vinte dhe më sillte lekët. Këtë veprim e bëri dy here, derisa më 9 tetor arriti që nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi të më vidhte 40 mijë euro. Herën e fundit, ai me shpërqëndroi, duke më kërkuar një stilolaps dhe një bllok për t’i shkruar çmimin. Në momentin që unë po merresha me pjesën e çmimit, ai këmbeu zarfet. Ato me euro që unë i dhashë i vendosi tek çanta e dorës dhe zarfet e mbushura me letra i vendosi tek çanta e zezë me cod, që e la në dyqan. Do kthehem pas 10 minutave më tha, por nuk u duk më. Ai fliste rusisht dhe ne komunikonim me google translate.


Ky person është i njëjti, me imazhin e shfaqur nga mediat turke, ku ai ka mundur të vjedh me anë të së njëjtës skemë mashtrimi, afro 80 mijë euro, në disa pika këmbimi valutor në Turqi. Mediat turke kanë publikuar të tjera dëshmi, ndërsa pjesë e këtyre dëshmive të ngjashme është bërë edhe shqiptari Ervin Hasanbelli. Dyshohet se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar ende mund të jetë me origjinë nga Gjeorgjia, ose në një nga vendet e Kaukazit. 

 

Emisioni i plotë

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qwert: 16/10/2021 14:58

    Kjo eshte thjesht loj e organizuar per qellimi te shmangen tatimet e excangeni ..te arrestohet menjeher ervin hasanbelli se eshte nje derr mashtrusi dhe te pagoj tatimet nj me nj kujton se me nje rren te till do shpetoj prrangat zagarit ...do te bej per budalla popullin edhe tatimoret te pakten 20 vjet ne burg..

    Përgjigju
  • Lexues: 16/10/2021 12:03

    A mundet nje exchange te beje nje transaksion te kesaj vlere????

    Përgjigju
  • ref: 16/10/2021 04:31

    hajde per hajer zoti shpis

    Përgjigju
  • Elbasani: 15/10/2021 22:44

    O shok nuk ke ndjek ligjin duke i kerkuar karten e identitetit.. po ke menduar fitimin ... shyqyr jua piu dikush gjakun se na keni vjedh gjith kohes ..

    Përgjigju
    • Lexues: 16/10/2021 09:22

      40 mije euro sikur po ble nje byrek!!! Exchange= pastrim parash....ne banke do te mbanin 5 ore per te mbaruar transaksionin

    • Agjenti: 16/10/2021 08:53

      Hahahhahaah tamam

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS