LEZHË- Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës. 32-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës në Shënkoll, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se 32-vjeçari është vetëplagosur pas debateve me familjarët. Viktima është identifikuar si Amaros Deda, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Policia ka sekuestruar armën me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 32-vjeçari, si edhe pritet të analizohen kamerat e sigurisë në shtëpinë e tij për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Deda është arrestuar në vitin 2011 për grabitje, ku në fshatin Shënkoll në bashkëpunim me një të ri ka lidhur e ka keqtrajtuar një të moshuar, 70 vjeçe, e më pas i ka marrë sendet me vlerë në banesë. Ai ka kryer katër vite burg dhe ka dalë në vitin 2015.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
32-vjeçari ndërroi jetë pasi u vetëplagos me armë zjarri, e afërmja shpërthen në lot kur merr lajmin (VIDEO)

Amaros Deda humbi jetën ditën e sotme pasi u vetëplagos me armë zjarri. Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ndërkohë ky momenti kur një nga të afërmit merr lajmin për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit që ka shpërthyer në lot.

Ora 15:50
FOTO/ Humbi jetën sot në Lezhë pasi shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, ja kush është viktima

1644504668_k001.jpg

Personi që shihni në foton më lart është 32-vjeçari Amaros Deda, i cili humbi jetën sot në Lezhë pasi shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Ora 15:47
Humbi jetën sot në Lezhë pasi shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, 32-vjeçari i arrestuar në 2011 për grabitje! Lidhi dhe keqtrajtoi të moshuarën

32-vjeçari Amaros Deda i cili humbi jetën sot në Shënkoll të Lezhës pasi shkoi i plagosur me armë zjarri në spital, rezulton person me precendet penal. I riu është arrestuar në vitin 2011 për grabitje, ku në fshatin Shënkoll ka lidhur e ka keqtrajtuar një të moshuar, 70 vjeçe, e më pas i ka marrë sendet me vlerë në banesë. Ai e kreu krimin në bashkëpunim me një person tjetër, Fatmir Likën, ndërsa u arrestuan vetëm disa orë pas ngjarjes. Ata e kanë lidhur dhe me pas keqtrajtuar të moshuarën, duke i kërkuar t’u tregonte vendin ku mbante paratë. Në momentin e ngjarjes e moshuara ka qenë e vetme në banesë. Kanë qenë familjarët e saj që e kanë gjetur në mëngjes të lidhur, të gjakosur dhe thuajse pa ndjenja. Ata sinjalizuan policinë, e cila mbërriti në vend dhe pas hetimeve identifikoi e më pas arrestoi autorët e dyshuar.