E kanë mbajtur të fshehtë! Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë martuar më 7 maj të këtij viti. Pas 12 vite të një historie të veçantë dashurie, këngëtarët e njohur kanë kurorëzuar zyrtarisht dashurinë në një ceremoni po kaq të rrallë martesore. Kanë zgjedhur një ishull të pabanuar, veshur me të bardha, duke mbajtur në krahë vajzën e tyre, Amelinë. Të dy kanë shpërndarë sot në rrjetet sociale foto nga kjo ceremoni me një dedikim të veçantë që tregon nga rrugëtimi i historisë së tyre të dashurisë.
Shkrimi karshi fotove
PO!
U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht burrë e grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin.
U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO nga momenti i puthjes së parë!
U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë herë jo në botën e magjishme nënujore por vetëm pak metra me larg, në sipërfaqen e një ishulli të pa banuar. Një pike e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit.
Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e engjëllit tonë, Amelisë.
PO ... deri sa vdekja të na ndajë!
7 Maj, 2019.
1/3
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.4%
Vota total: 3808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U jam në borxh! Alban Skënderaj flet për fëmijët: Askush dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezencën e një babai
9 Gusht, 17:55
-
Gramsh/ Qindra vizitorë ndjekin aktivitetin 'Ëndrra mbi levando', turistët shijojnë natyrën nën tingujt e Alban Skënderaj
30 Qershor, 18:51
-
VIDEO/ Më shumë se 24 mijë bileta të shitura, Alban Skënderaj mbush stadiumin ‘Air Albania' me koncertin ‘Motiv’
6 Qershor, 21:59
-
Motiv! Koncerti i Alban Skënderaj shënjon 20 vite karrierë! Më 6 qershor në ‘Air Albania’, bashkë me Miriamin
4 Qershor, 17:07
-
'20 orët e vështira në det në anijen me 400 veta, për 2 javë familja s'dinte asgjë! Alban Skënderaj tregon udhëtimin në Itali në vitin 1997, një ditë para se të mbytej 'Otrantoja'
25 Maj, 08:25
-
Italianët nuk paguan faturën në Berat, reagon Alban Skënderaj: Po i trajtoni italianët sikur janë superiorë ndaj shqiptarëve
22 Gusht 2023, 11:14
-
‘Më në fund ia dolëm’, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj gati të sjellin një bashkëpunim mes tyre
15 Tetor 2022, 16:58
-
Alban Skënderaj i 'dhuron' pamjen më perfekte Miram Canit, ja dedikimi i saj romantik (FOTO)
3 Gusht 2022, 22:13
-
Sheshi ‘Skënderbej’ mbushet plot për koncertin e madh! Mesazhi i Ramës: Shqipëria e ka vendin nën qiellin e Europës së Bashkuar (VIDEO)
28 Korrik 2022, 17:46
-
Zbulohen dy këngëtarët e famshëm që do performojnë në koncertin e ndërrimit të viteve në Tiranë
30 Dhjetor 2021, 15:45
-
'Mos e shpërdoroni ujin', UKT mesazh sensibilizues qytetarëve, Veliaj: Uji mban gjallë të ardhmen, mos lejo të shpërdorohet garancia jonë më e çmuar
21 Gusht 2021, 12:35
-
'Paqe dhe dashuri' përmes fotos së Miriam Canit e vogëlushëve të saj (FOTO)
27 Qershor 2020, 17:40
po pse genjyen ne emisionin e se merkures ne top channel?!
Përgjigju