Një popull pa personalitete por me shumë urrejtje!

Një popull pa personalitete por me shumë urrejtje!

Nuk di ç’helm na ka helmuar kaq shumë… Një helm 30 vjeçar që na ka shkatërruar çdo kod moral e strukturë vlerash, vetëm shajmë, urrejmë, mallkojmë … rrimë e fillojmë prapë nga e para … shajmë, urrejmë, mallkojmë..

Po jemi vllezër o të mjerë, jemi një gjak, një shpirt, një histori .. po ku do vemi me kaq ligësi… në ç’humnerë, në ç’harresë…

30 vjet që zhbëmë cdo vlerë edhe ato më paganet, më të dlirat.. askush nuk u morr seriozisht me të shkuarën 50 vjecare, asgjë serioze, asgje të strukturuar… vetëm piskama, ulërima, mallkime dhe urrejtje e verbër… se kështu i leverdiste politikës, sidomos Berishës, ta mbante varrin hapur e kurrë mos ti vinte kapak, e ai të vazhdonte vallen e hijenave rrotull me ulërima e piskama, rëndësi ka që të hiqte vëmëndjen, asnjë dosje me pseudonime sigurimsash mos hapej, asnje i presekutuar mos rehabilitohej as mos bëhej ministër etj etj…

Vetëm popullit ti shkalafitej shpirti dhe ta vazhdonte vëllavrasjen si garanci e sundimit nëpërmjet përçajes që ai ju emetonte shqiptarve me djallëzi.  30 vjet janë shumë, tmerr shumë… komunizmi nuk trëmb askënd, ska lidhje me askënd, vetëm miopët dhe hileqarët mund të fshihen mbrapa kufomës së tij….

E pështirë kjo pseudo revolta e tastierës pse vaksinohen personalitetet, e frikshme, e turpshme… po kështu është kur 30 vjet simbol i vlervave kombëtare bëhen zuzarët e korruptuar, injorantët grabitqarë… po vdesin njerzit e mëndjes dhe të librit,  po vdesin në këtë humbëtirë vlerash… ndërkohë bota i tund fort personalitetet e saj ne i sulmojmë si çakejtë …

Tashmë jemi shndruar në një vend pa tru, mëndje, kujtesë dhe mirënjohje kombëtare, tashti jemi një tufë këmbësh dhish që dimë vetëm të urrejmë e mallkojmë … vaksina do ketë për të gjithë edhe për ata që sot ulërasin ndërsa deri dje i urrenin dhe i mallkonin vaksinat se ishin me çip … po çrëndësi ka… rëndësi ka të urresh diçka.. diçka ku mund të zbrasësh gjithë frustrimet e jetës.

Ligësia në shpirt dhe goja e helmuar vetëm të liga sjell… është masturbim i të keqes .. jo më kot Niçe thoshte .. {sa më shumë të shohësh në një humnerë po aq shumë do të shikojë dhe ajo brënda teje}

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hanna: 22/02/2021 03:54

    Ndjekim lajmet ne BE, SHBA dhe Kanada. Ne asnje rast nuk gjetem ndonje term apo preference ne vaksinim "personalitet". Vertet doni te talleni e pellisni olele personaliteti. Edhe nese kishin.nje fije personaliteti, u humbi ne momentin qe u bene pjese e teatrit te lolo Rames. Dhe ju mbrapa diellit vafshi bashke me te.

    Përgjigju
  • halil: 22/02/2021 03:47

    Shume sakte. Me pak fjale i ke thane te gjitha.

    Përgjigju
  • Filosofi: 21/02/2021 23:47

    Duhet që gjithë secili të ndezë "Pishën e qiririn e tij"..,në vend të shajë errësirën! Kur të mirët e të Drejtët të mblidhen bashkë e të qortojnë të Këqijtë!

    Përgjigju
  • Muji: 21/02/2021 23:44

    ..asht Kultura Berishiane e këtyre 30 vjet "kaos"e primitivizëm klanore,me kanunin e Plakut Sali!

    Përgjigju
  • LORA: 21/02/2021 23:29

    Se shan e mallkon hordhia e percudnume shqup-se dhe lesh-e-liste nuk do te thote asfare se kete e ben gjithe populli,se urren gjithe shoqeria. Per mua,kjo do te thote se perballe popullit shqiptar eshte sot nje babale-opozite e pashprese per te zhvatur pushtetin,,,,por e hazerte per tu kapur1,2,3 dite pas vaksinimit te personaliteteve shqiptare mbi 80-vjet e per t'a shtyre me vjellje vreri,ne keto dite.Nuk duhet tua hame hakun;cthurja e gojes se tyre eshte e vetmja zeje qe zoterojne.Duhen lene te lire ne kete karar vetposhterues,,,,e nuk duhet ngaterruar shoqeria me ta.

    Përgjigju
  • mond: 21/02/2021 22:28

    Ju ....peronalitete...qe vini verdalle neper bote sepse nuk e gjeni veten tek vendijuaj pse kini kaq pretendime se kur ndodheni larg do ju gjendet shteti qe nuk e kishit prane kur ishit ketu? Nga Greqia ne Suedi, dhe mbas disa vitesh do dale ndonje mode tjeter per emigrim dhe ju perseri pasaporta e dokumenta, dhe perseri do ankoheni se shteti nuk ju sherben...ne fakt autorja ka tjeter teme ne diskutim,llumin e vrerin qe del papushim nga banditet e politikes.

    Përgjigju
  • personaliteti: 21/02/2021 21:47

    25 vjet ne greqi pa asnje perkrahje shtetetore(ne lidhje me padrejtesine ndaj shqiptareve),si perfundim zoti ambasadorBashkim Zeneli na dekorphet dhe nga qeveria.A mortja qe su ha,se ajo ambasade asnjehere nuk ka bere punen e sakte.Kam 5 vjet jam ne Suedi shkuam ne konsullate per te nxjerre pashaportat,me takim nga ora 12-13,kishte dhe gra me femije te vegjel,ftohte qendruam jashte ne ruge me shume se 1ore e gjysem dhe u futem pa pyetur brenda ne konsullate.Kjo eshte mikpritja e ambasadorevetane.Turp,turp,turp.

    Përgjigju
  • Vjols: 21/02/2021 21:20

    Te lumte , te lumte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë