Provinca kanadeze, Kuebek, do të shtojë një taksë shëndetësore për banorët që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Kuebek, rajon i cili është përballur me shifrat më të larta të vdekjeve me koronavirus në Kanada, aktualisht po përballet me rritje të shkallës së infektimit.
Zyrtarët e këtij rajoni kanë thënë se do të jenë të parët që penalizojnë financiarisht të pavaksinuarit. Vetëm rreth 12.8 për qind e banorëve të Kuebekut nuk janë të vaksinuar, mirëpo ata përbëjnë gjati gjysmën e të gjithë pacientëve të shtrirë nëpër spitale.
Sipas të dhënave federale, rreth 85 për qind e banorëve të Kuebekut kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit deri më 1 janar. Kryetari i Kuebekut, Francois Legault, ka thënë në një konferencë për media se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës, duhet të paguajnë “një kontribut”. Shuma e taksës nuk është caktuar ende.
“Mendoj se tani kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë e më shumë se 90 për qind të popullsisë që ka bërë sakrifica. Mendoj se ua kemi borxh këtë masë”, ka thënë Legault.
Javën e kaluar, kjo provincë ka njoftuar se do të kërkojë dëshmi të vaksinimit në dyqanet e alkoolit dhe kanabisit.
Në 24 orët e fundit, autoritetet në këtë rajon kanë regjistruar 62 vdekje me koronavirus, duke e çuar totalin e viktimave në 12,028./ REL
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Legalizimi i marijuanës në Amerikë dhe Kanada/ Reagon ashpër Elton John: Një nga gabimet më të mëdha të të gjitha kohërave
12 Dhjetor, 20:03
-
Trump tallet me Justin Trudeau pas darkës në Florida, e quan guvernator të shtetit të Madh të Kanadasë
10 Dhjetor, 18:41
-
Trump pret në rezidencën e tij kryeministrin kadanez: Takim produktiv, diskutuam mbi kufirin dhe tregtinë
30 Nëntor, 20:44
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor, 13:17
-
Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA
26 Nëntor, 15:34
-
Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën
23 Nëntor, 22:08
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Kanadaja kufizon imigrimin për të frenuar 'rritjen e popullsisë'
24 Tetor, 22:07
-
Gjendet portreti i famshëm i Churchillit
12 Shtator, 15:54
-
Meksika ngrin marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë
28 Gusht, 13:51
-
Ministri Hoxha pret Ambasadoren e Kanadasë: Mbështetje për luftën kundër krimit të organizuar, pastrimin e parave dhe trajnimet policore
27 Gusht, 14:12