Teksa lëvizte me biçiklete, Preng Dedgjonaj, banor i qytetit të Lezhës u kafshua nga një qen endacak. Incidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës në vendin e quajtur rruga e Kallmetit dhe i moshuari mori fraktura në këmbë dhe ju drejtua menjëherë urgjencës së spitalit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurter që ky qytetar sulmohet dhe kafshohet nga qentë endacakë. Preng Dedgjonaj tregon frikën e tij të vazhdueshme ndaj qenve por thotë se ata ushqehen nga lokalet dhe ndaj qëndrojnë pranë tyre. 

Qente endacake janë një shqetësim në Lezhë për të cilen është dërguar edhe ankesë në bashki por nuk është gjetur zgjidhje. Qytetarët shprehen të shqetësuar për situaten e krijuar dhe kërkojnë që të merren masa të menjehershme.

Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës bën të ditur për Report Tv, se në katër mujorin e parë të këtij viti ka patur tre raste qytetaresh të cilët janë kafshuar nga qentë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore pranë bluzave të bardha, por pa probleme për jetën.

Ndërsa interesit të Report Tv për këtë çeshtje, nuk ju përgjigj Bashkia e Lezhës e cila ka detyrimin ligjor për t'i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi, që po rrezikon jetën e qytetarëve.

Pak ditë më parë, një rast i kafshimit nga qentë u publik, teksa një turiste italiane u sulmua nga qentë endacak në Vlorë në zonën e Lungomares.

Raste të tilla ka qenë të shpeshta edhe në Vlorë, por për Report Tv, drejtoresha e spitalit rajonal nuk pranoi të jepte sqarime në lidhje me të shtruarit në spital nga kafshimet.

Po kështu edhe zëdhënsja e ministrisë refuzoi të përgjigjej për mikrofonin e Report Tv.

Lajmi ne perditesim...