Kërkesat e tregut të punës për kualifikim në pasuritë e paluajtshme, institucioni arsimor 2 vjeçar do të hapet në Lezhë brenda këtij viti

Lezha do të ketë një shkollë pas të mesme 2-vjeçare për pasuri të paluajtshme, e cila do të funksionojë për ata që përfundojnë gjimnazin, por duan të kryejnë një tjetër shkollë profesionale.

Ky institucion arsimor do të funksionojë si pjesë e shkollës profesionale "Kolin Gjoka", ndërsa hapja e saj vjen si një nevojë e tregut për punonjës të kualifikuar.

Bardh Dedgjonaj, drejtor i shkollës profesionale "Kolin Gjoka", thotë se kërkesa është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe do ky program do të hapet brenda këtij viti.

“Na rezultoi se kishte nevojë tregu për hapjen e një shkolle pas të mesme. Do të funksionojë pasdite në shkollën tonë. Bëhet fjalë që aty po regjistrohen persona që mund të jenë në punë, që kanë mbaruar një shkollë të mesme”- u shpreh mes të tjerash Dedgjonaj. 

Arsimi profesional në Lezhë po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve, ndërsa degët më të kërkuara janë hoteleri-turizmi dhe teknologjia-ushqimore, pasi dhe kërkesat për punë në këto drejtime janë më të shumta.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë