Një studim hedh dritë: Pse zërat
e fuqishëm janë më joshës
Një studim hedh dritë mbi evoluiminin e shumëllojshmërisë akustike në të gjithë gjitarët. Disa lloje gjitarësh në tokë, meshkuj, janë të aftë ta zmadhojnë tingullin vokal për të tërhequr një partner të mundshëm
Një studim hedh dritë mbi evoluiminin e shumëllojshmërisë akustike në të gjithë gjitarët. Disa lloje gjitarësh në tokë, meshkuj, janë të aftë ta zmadhojnë tingullin vokal për të tërhequr një partner të mundshëm.
Kështu, njeriu nuk është kafsha e vetme tek i cili evolucioni ka ndikuar në mashkullorizimin e zërit. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Communications”, luanët, elefantët afrikanë dhe drerët e kuq kanë zhvilluar karakteristika fizike që u lejojnë të ndryshojnë tonin dhe frekuencën e sinjaleve vokale që trupi i tyre të duket më i madh, për të tërhequr partnere të mundshme seksuale dhe për të dekurajuar rivalët.
Ky është treguesi i parë që përzgjedhja seksuale ndikon në zërat e gjitarëve. Hulumtuesit e Universitetit të Dublinit, Irlandë dhe Sussex-it në Angli anlizuan zërin e 72 specieve gjitarësh në tokë (luanë, shimpaze dhe njerëz) dhe arritën në rezultatin se ata që konsideroheshin më tërheqës nga femrat, kishin zëra të thellë.
Disa kafshë kanë zhvilluar përshtatje fizike që u lejon të realizojnë tinguj vokalë me frekuencë të ulët, më specifikisht vetëm gjitarët me një përmasë trupore të konsiderueshme mund ta bëjnë, duke i bërë të vetëdijshëm ata që një masë trupore më e madhe tërheq femrat.
Ekspertët besojnë se ky presion mbi masën trupore për të dekurajuar rivalët dhe tërhequr femrat është një faktor kyç që ka nxitur në evoluimin e tipareve fizike në disa gjitarë meshkuj, duke ua dhënë mundësinë ta rrisin përmasën përmes sinjaleve vokale.
Zmadhimi i vokalit nuk ndodh tek speciet ku përzgjedhja seksuale bazohet në aftësinë e spermës. Gjithashtu dimë se në specie të tjera meshkujt për shëmbull janë të aftë të shfaqin ngjyra më të theksuara, bishta më të gjatë ose kërcime egzotike joshjeje. /Bota.al
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.6%
-
Trump
48.4%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9527
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Amerika vendos/ Një nga shtetet me më shumë shqiptarë, ja kur dalin rezultatet e zgjedhjeve në Florida
5 Nëntor, 18:24
-
Amerika vendos/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Donald Trump voton në Florida: Ndihem shumë i sigurt
5 Nëntor, 18:04
-
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, dëshmon ministrja Albana Koçiu: Check-up e sterilizimi, vlerë e shtuar në shëndetësi! Akuzat e opozitës? Koncesionet arritën qëllimet
5 Nëntor, 17:47
-
Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë
5 Nëntor, 17:45
-
Zbulohen portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit
5 Nëntor, 17:44
-
Amerika vendos sot/ Thirrja e Biden: Bëni histori, votoni Kamalën
5 Nëntor, 17:42
-
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
5 Nëntor, 17:34
-
U përfol se ishte shtatzënë, reagon Artjola Toska: Janë të rreme! Shpifja është vepër penale
5 Nëntor, 17:30
-
Eduard Zaloshnja: Donaldi s'do ta pranojë humbjen, nëse humbet…
5 Nëntor, 17:28
-
Rama në Selanik/ Elezi: E përdor nacionalizmin si mjet për votën e diasporës! Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet në Shqipëri është opozita
5 Nëntor, 17:24
-
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
5 Nëntor, 17:19
-
I mori 1000 euro rryshfet 68-vjeçares për të pushuar çështjen ndaj djalit të saj, SPAK çon në GJKKO dosjen e oficeres së policisë gjyqësore Elbasan
5 Nëntor, 17:19