GREQI – Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi si pjesë e organizatës terroriste që kryesohej nga greku Kristodulos Ksiros, ku i fundit i vënë në pranga një javë më parë.
Sipas policisë greke, shqiptari ishte bashkëpunëtor në këtë grup, dhe dyshohet se ka marrë me qera banesën ku Ksiros iu gjetën lëndë eksplozive dhe armë, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për një sulm të afërt nga terroristi.
Policia vuri në pranga edhe një bashkëpunëtorë të dytë të Kristodulos Ksiros, një 54-vjeçar me shtetësi greke.
Sipas policisë greke Kristodulos Ksiros, ish-militant i grupit të armatosur “17 nëntori” që në 25 vjet luftë ka kryer 22 vrasje, u arratis nga burgu një vit më parë në 7 janar, duke shfrytëzuar një leje.
Organizata me frymëzim marksist dhe anti kapitalist merr emrin e saj nga revolta e Politeknikut, që u shtyp me dhunë dhe shënoi nisjen e rënies së diktaturës së kolonelëve.
Organizata mban përgjegjësi për shumë vrasje politike duke filluar me atë të përgjegjësit së bazës së CIA-s në Athinë dhe që atëherë ka marrë përsipër 22 vrasje, të fundit të kryer në vitin 2000. Për rreth 30 vjet ajo ishte e paprekshme. Arrestimet e para që më pas çuan dhe në shpërbërjen e grupit nisën në 2003, si pasojë e presioneve të forta ndërkombëtare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com