Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka kurorëzuar suksesin e radhës duke fituar çmimin “Nonino 2018” në Itali. Ky çmim i rëndësishëm u shpall në Udine të Italisë për dy personalitete të kohës bashkëkohorë, për shkrimtarin Kadare dhe filozofin italian Agamben. Mediat italiane shkruajnë se çmimi ‘Nonino 2018’ është dhënë nga një juri e autorizuar nga “Nobel”.

I mbajtur për të 43-in vit radhazi në Udine, ‘Nonino 2018’ u nda në seksione të ndryshme. Kadare ishte fitues i Çmimit Ndërkombëtar Nonino 2018, ndërsa Çmimi Nonino 2018 si Mjeshtëri i kohës sonë, shkoi për filozofin venecian, Giorgio Agamben.

I lindur në vitin 1942, Agamben konsiderohet si një lloj apostulli i kohëve moderne. Në vitin i 2003, kur ai u emërua emëruar profesor nderi në Universitetin e Nju Jorkut, ku e braktisi detyrën për të protestuar kundër pajisjeve të kontrollit të vendosura nga qeveria amerikane tek qytetarët e huaj që lidheshin me shenjat e gishtave e dosjet. Agamben është një eseist pjellor, që nga vitet 1990 interesat e tij i janë drejtuar filozofisë politike dhe në konceptin të biopolitikës.

Ndërsa shkrimtari shqiptar Ismail Kadare u vlerësua si poet, romancier dhe autor i eseve e librave: “Kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, që ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane, ka krijuar rrëfime të mëdha. Ai bëri që toleranca fetare të jetë një prej gurthemeleve të punës së tij’. Çmimi për Kadarenë do të dorëzohet më 27 janar në Udine nga Claudio Magris.

d.c./shqiptarja.com