Vlorë - Një tjetër peshk gjigant, plot 35 kilogramë, është kapur mëngjesin e sotëm në Vlorë, duke ndezur sërish garën e heshtur të peshkatarëve se kush do nxjerrë “mbretin” e detit.

Peshkatarët vendas i thonë me përkëdheli “delfini i detit”, ndërsa Armando - ai mjeshtri që gjuan me shtizë në thellësitë e ujërave si të ishte lindur me pendë e ka bërë sërish të vetën.

Peshku është kapur në zonat e thella të gjirit, aty ku vetëm guximi, përvoja dhe pak fat të çojnë në trofe të tillë. Dhe Armando, me stilin e tij karakteristik, e ka treguar edhe një herë se kur deti flet, ai di ta dëgjojë.