KOSOVË- Një tjetër ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është ftuar për intervistim ditën e sotme nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte. bëhët fjalë për ish-ushtarin e UÇK-së, Halil Çadraku, ku lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Peka Gashi. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka bërë publike ftesën e ardhur nga Gjykata Speciale e Hagës, ku tregohet se Çadraku do të intervistohet në Hagë më 11 dhjetor.
‘Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nder dhe krenari. Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi.Halil Çadraku, ashtu siç dole faqebardh në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni. Do t’a dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI’, ka shkruar bashkëshortja.
Vetëm dy ditë më parë, u thirr në Hagë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Dokumenti i thirrjes në Gjykatën e Hagës
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor, 10:34
-
Serbia dënon një shtetas të Kosovës me 6 vjet burg për krime lufte, reagon kryetari i Kuvendit të Kosovës
6 Dhjetor, 16:03
-
Berisha: Arrestimin e Ilir Metës e çojmë në Hagë! Betejë ligjore dhe për Salianjin, merr në mbrojtje Dogjanin
4 Dhjetor, 14:35
-
Maqedoni e Veriut/ Nxënësit veshën uniforma të UÇK-së për festat e nëntorit, ministrja paralajmëron masa ndaj shkollës
1 Dhjetor, 14:21
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Kur hiqja rrobat më SHKULEJ mishi nga trupi! DËSHMIA RRËQETHËSE: Ja si më torturonte policia serbe
8 Nëntor, 21:13
-
Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi
20 Tetor, 18:19
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor, 16:28
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor, 22:09
-
SPECIALE/ Braktiset fshati i UÇK-së në Shqipëri, Cahani i shpallur ndër 100 fshatrat turistikë ka mbetur me 4 familje
29 Shtator, 08:49