'Një trajner si unë s'mund t'i thotë jo Dinamos', prezantohet Shkëmbi: Objektiv vendet e para, në merkato na avantazhon emri

Bledi Shkëmbi është prezantuar sot si trajneri i ri i Dinamos për sezonin e ardhshëm. Ish-tekniku i Teutës dhe disa skuadrave në Kosovë për këtë aventurë të re është parë tejet i entuziazmuar.

“Patjetër që Dinamo është një markë dhe për një trajner si puna nuk mund t’I thuhet jo. Shpresoj që këtij emri të madh në një rifillim pune unë të kem fatin për ta kthyer në ato nivele që ka qenë gjithmonë.”

Shkëmbi pret që me Dinamon të jetë protagonist që në sezonin e parë.

“Objektivat tona janë të fitojmë, por në këto momente duhet të shohim çfarë kemi mundësi në merkato. Pastaj në fund do shpallim objektivat, por një gjë është e sigurtë se objektivat do jenë madhorë.”

Edhe pse qëndroi për 9 vite në Kategorinë e Parë emri i Dinamos të ndihmon për të bërë merkato sipas Shkëmbit.

“Është shumë e vështirë të rifillosh nga zero, të krijosh një skuadër për të luftuar për vendet e sipërme të klasifikimit, por gjëja e mirë është se në merkato emri i Dinamos të ndihmon. Këtë e shohim të futbollistët që janë të gatshëm të na bashkohen.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes