ROMË- Një turist rus, që kishte gdhëndur dje një gërmë "K" që përkon me inicialin e tij në një mur brenda Koloseut, u dënua sot nga një gjykatë italiane me një gjobë prej 20 mijë eurosh, njoftoi agjencia italiane ANSA.
Turisti 42 vjeç, që nuk ka asnjë precedent gjyqësor, u kap në flagrancë të krimit duke gdhëndur një gërmë "K" të madhe rreth 17 centimetra të gjerë dhe 25 të lartë me një gur të gjetur brenda Koloseut, në një mur me tulla.
I marrë në pyetje nga karabinierët, ai u dënua gjithashtu me katër muaj burg por me mundësi pezullimi.
Që prej fillimit të vitit 2014, është turisti i pestë i Koloseut që sanksionohet për dëmtim të patrimonit kultural kombëtar. Të tjerët ishin dy australianë, babai me djalin, dhe dy adoleshentë njëri kanadez dhe tjetri brazilian.
Sipas të përditshmes "Il Messaggero", pas këtij rasti, numri i kamerave të brendshme do të rritet për të vëzhguar edhe cepat më të fshehtë. Një autopalant i madh i vendosur në të hyrë do të tregojë në gjashtë gjuhë sjelljen që duhet mbajtur. Ndërsa tabelat në të hyrë do të japin informacionin mbi penalitetet e shkeljeve./ATSh/
/Shqiptarja.com