Një urë tregtare mes Zvicrës dhe Shqipërisë

Një urë tregtare mes Zvicrës dhe Shqipërisë

Më 18 dhjetor 2020, në Gjenevë u organizua ceremonia e përurimit të Dhomës së Tregtisë Shqipëri - Zvicër (Alswiss) nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër me mbështetjen e ngushtë të Dhomës së tregtisë, të industrisë dhe të shërbimeve të Kantonit të Gjenevës (CCIG).

"Alswiss" u krijua në sajë të iniciativës dhe të vullnetit të sipërmarrësit dhe financierit, z. Erenik Yzeiraj dhe sipërmarrësit dhe juristit, z. Fatjon Demneri me qendër në Gjenevë dhe me mbështetjen e ambasadorit shqiptar në Bernë, z. Ilir Gjoni si dhe të dhjetëra sipërmarrësve zviceranë e shqiptarë.

Gjatë kësaj ceremonie ishin të pranishëm dhe përshëndetën z. Fransua Lefor, President i Parlamentit të Kantonit të Republikës së Gjenevës, z. Vinsent Subilia drejtor i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë, industrisë dhe shërbimeve të Gjenevës (CCIG) dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, z. Ilir Gjoni.

Gjatë veprimtarisë për përurimin e kësaj ngjarjeje përshëndetën on-line edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, z. A. Kamenica, drejtori ekzekutiv i Dhomës së tregtisë Zvicër-Shqipëri vendosur në Tiranë si dhe sipërmarrësi dhe presidenti i Universitetit « Marin Barleti », z. A. Dudaj. Në emër të grupit nismëtar të themelimit të Alswiss, z. E. Yzeiraj dhe z. F. Demneri shpjeguan se çfarë përfaqëson veprimtaria e kësaj Dhome të përbashkët.

Alswiss synon të ndërtojë dhe të zhvillojë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve në fushën e turizmit, të bujqësisë dhe të edukimit, sektorë këta me potencial të fuqishëm në Shqipëri që do të gjejnë një ekspertizë të rëndësishme në Zvicër. Kjo Dhomë do të punojë në partneritet të ngushtë me Dhomën e tregtisë Zvicër-Shqipëri të vendosur në Tiranë.

Krijimi i Alswiss në këtë situatë të vështirë ekonomike që ka përfshirë gjithë botën, është një shembull besimi dhe bindjeje dhe do të shërbejë si gjenerues i energjive të reja dhe mundësive që ofrojnë sipërmarrjet shqiptare dhe ato zvicerane në të ardhmen. Kjo do të jetë një platformë e hapur për sipërmarrësit dhe investuesit që dëshirojnë të shfrytëzojnë mundësitë ekonomike të të dyjave vendeve.

Aktualisht ekzistojnë më shumë se 1700 sipërmarrje në Zvicër të ndërtuara nga sipërmarrës shqiptarë si dhe qindra sipërmarrje zvicerane që veprojnë në Shqipëri. Programi zviceran i zhvillimit dhe kooperimit me Shqipërinë 2018-2021 parashikon një fond prej 26 milion frangash në vit.

Ndërtimi i Dhomës Alswiss paraqet për ne një shenjë të fortë besimi dhe bindjeje në institucionalizimin e iniciativave të ndryshme eknomike mes dy vendeve. Ne jemi të bindur në potencialin e sektorëve të sipërpërmendur si dhe në mbështetjen e sipërmarrësve tanë dhe kështu Dhoma Alswiss do të mund të bëhet platforma ideale për bashkëpunimin mes dy vendeve. « Ne do të zhvillohemi pak nga pak dhe kështu ne do të shohim se si do të rritet Alswiss në mënyrë të qëndrueshme, të shëndetshme e të vazhdueshme», shtoi z. Fatjon Demneri.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë