Një vit pa Dr. Florin, bashkëshortja
dhe fëmijët i shkruajnë një letër...

Një vit pa Dr. Florin, bashkëshortja<br />dhe fëmijët i shkruajnë një letër...
Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit Dr. Flori, edhe bashkëshortja e tij, Blerina Kondi, e ka përkujtuar bashkëshortin dhe babain e dy fëmijëve të saj. Blerina ka publikuar një shkrim prekës në Instagramin e saj, ku ka përmbledhur pak a shumë rutinën e ditëve që pasuan vdekjen e tij, jo vetëm për të, por edhe për dy fëmijët, që ende nuk janë mësuar me mungesën e babait.

Lexoni më poshtë shkrimin prekës drejtuar Florit:

Sot u bë një vit i plotë pa ty, pa gjënë më të çmuar të jetës sime, kam mbetur ende tek 17 nëntori i një viti më parë ku nuk mund të besoja se tashmë do të më duhej të ecja e vetme në udhëtimin që nisëm bashkë.

Flori na ka marrë malli të gjithëve për ty. Kaltrina përpiqet të jetë e përmbajtur se ka hallin tim , përpiqet të fshehë gjthçka që ndodh brenda saj, por ka ditë që shpërthen në lot dhe unë e le të qajë dhe i bashkohem fshehurazi lotëve te saj.
Ishte shumë e vogël për të pasur një mungesë kaq të madhe Flori.
Por ndihet krenare kur flitet për ty .

Danieli të përqafon. Po, po, merr fotografinë tënde dhe i flet asaj. Po përpiqem ta deshifroj dhe më duket sikur të pyet ...pse...pse...pse...
Pse s'mund të luajmë bashkë, pse nuk ecën dhe pak kohë mbi tokë dhe une do të isha një arsye më shumë për të vazhduar udhëtimin bashkë me mamin... Flori, ti thjesht mungon fizikisht sepse unë sërishë flas me ty thuajse gjithë ditën, dhe kur flenë fëmijet jam sërish me ty, sepse ti je ëndrra ime e çdo nate, pastaj zgjohem me ty dhe kështu përsëritet çdo ditë. Ndryshimi i vetëm është se fëmijët po rriten dhe bashkë me to mungesa jote.

Flori ju mungon të gjithëve, mamit, babit, Albanit, Idës të gjithëve.

Të duam shumë shumë 
Blerina,Kaltrina, Danieli

flori
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin