Interi dhe Milani luajnë nesër në 18:00 në "San Siro", për javën e katërt në Serie A. Të dyja skuadrat ndajnë kreun e renditjes me pikë të plota, teksa kërkohet vazhdimësia dhe pikët. Në prag të ndeshjes, për mediet foli trajneri i kuqezinjve.
Stefano Pioli tha se nuk sheh statistikat dhe se e shkuara duhet harruar, për të parë drejt së ardhmes. Milan ka katër ndeshje që nuk fiton kundër zikaltërve dhe të gjitha statistikat flasin për Interin. Në këtë vit kalendarik, ky do jetë dueli i pestë mes këtyre skuadrave.
"A po mendojnë lojtarët vetëm për ndeshjen e nesërme? Po, absolutisht dhe kështu duhet të jetë. Jemi në fillim të kampionatit, edhe ne edhe ata e kemi nisur mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu.
A është Pioli kurioz të shohë Milanin e ri të përballet me këtë derbi? Jo, isha kurioz para hapjes së kampionatit, sepse ishte një debutim dhe ne po vinim nga një përgatitje në të cilën ishim larguar shumë nga fusha. Sot jam i bindur se si skuadra dëshiron t'i qaset ndeshjes. Parashikimet dhe gjëra të tjera nuk kanë rëndësi, ndeshjet luhen dhe interpretohen.
A është Giroud Ibrahimovici i ri? Ka një grintë prej Zlatanit, është skuadra që është rritur dhe ka punuar në njëfarë mënyre. Ka lojtarë të rëndësishëm për nga personaliteti dhe karakteri, dhe Olivier është një prej tyre. Por edhe të rinjtë janë bërë ekspertë. Nesër do të jetë një derbi për t'u përballur me besim dhe përqendrim.
A e ka ulur Milani diferencën në krahasim me derbit e fundit të humbur? Nuk më interesojnë derbit e fundit të humbur, më intereson vetëm derbi i së nesërmes. E kaluara është e kaluara, vetëm e nesërmja ka rëndësi. Ajo që më intereson është që skuadra të arrijë të gjejë zgjidhjet për të luajtur lojën tonë dhe për t'i krijuar vështirësi kundërshtarit.
Forma e Kjaer? Ai është mirë, është i fortë dhe është gati të luajë një ndeshje kaq të rëndësishme", tha Pioli.