Një vit pa humbje, Liverpool është një 'përbindësh', Salah-Mane likuidojnë Sheffield-in

Një vit pa humbje, Liverpool është një 'përbindësh', Salah-Mane likuidojnë Sheffield-in

Humbja e fundit në kampionat ishte më 3 janar 2019-të. Liverpool arrin një tjetër rekord duke shënuar plot një vit pa humbje duke u shndërruar në një “përbindësh”. Viti i ri por Liverpool i vjetër. Djemtë e Jurgen Klopp e nisin 2020-tën me fitore e spektakël ashtu siç mbyllën vitin e kaluar.

Liverpool dominoi dhe mposhti 2-0 në “Anfield Road” Sheffield Utd duke koleksionuar fitoren e 19-të në 20 ndeshje . Liverpool i ka fituar të 11-ta ndeshjet e luajtura në shtëpinë e tij. Ndaj skuadrës surprizë të këtij edicioni në Premier League vendosën golat e dyshes Salah e Mane nga një për çdo pjesë.

Liverpool rikthehen në 13 pikë diferencën me Leicester City  të vendit të dytë dhe është edhe një hap më pranë titullit kampion që mungon prej 30 vitesh. Rekordi i një viti pa humbje në Premier është me 32 fitore dhe 5 barazime në 37 ndeshje të luajtura.

Për kampionët e Botës për klube nuk ka pushim dhe të dielën është në program derbi ndaj Everton në FA Cup. Me shumë interes pritet dueli Klopp-Ancelotti. Liverpool ka disa lojtarë të dëmtuar dhe Klopp sqaron: “Nuk do t’i tregoj formacionin Ancelotti-t por do bëj atë që më duket e drejtë. Jam shumë i sigurtë që Everton do luajë me formacionin më të mire dhe avantazhi jonë i vetëm është stadiumi” e mbyll gjermani./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut