Ka një vit pa luajtur futboll profesionist, por kjo nuk e pengon Jorgo Meksin që të gjejë akordin me Dinamon në Superligë. 28-vjeçari korçar ka qenë kapiteni i Skënderbeut, aty ku luajti për tre sezone dhe më pas kaloi te Kukësi deri në janarin e 2023.
Prej asaj kohe Meksi është pa një ekip, teksa duket se do rikthehet sërish në Superligë. Ai tanimë ka një akord me Dinamon dhe pritet të prezantohet te Blutë si afrimi i janarit.
I dalë nga moshat e Panionios dhe i lindur në Greqi, Meksi ka qenë pjesë e ekipit të parë të Panionios dhe më pas e Ilysiakos, para se të luante për Skënderbeun dhe Kukësin në Shqipëri.
Tanimë duket se Albion Marku do ketë konkurrencë në krahun e djathtë të mbrojtjes së Dinamos.